KLSH: 7.3 miliardë lekë dëme të shkaktuara nga administrata Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robet Çeku

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robet Çeku, deklaroi se nga konstatimet e bëra janë zbuluar për një vit 7.3 miliardë lekë dëme të shkaktuara nga administrata. “Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore në vlerë të përgjithshme 3.1 miliardë lekë, në sektorin e tatim- taksave rreth 2.5 miliardë lekë, në fushën e prokurimeve publike 430 milionë lekë, në sektorin doganor 302 milionë lekë, në fushën e shpërblimeve 234 milionë lekë, në fushën e shpenzimeve operative 26 milionë lekë, në fushën e sistemit të pagave 22 milionë lekë dhe në sektorë të tjerë 566 milionë lekë”, sqaroi Çeku, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ekonomisë.