Chountis: Shqipëria të planifikojë punësimin e emigrantëve të kthyer
Flet Nikos Chountis, eurodeputeti që hartoi rezolutën për Shqipërinë në PE
Shqipëria duhet të përgatisë plane për punësimin e emigrantëve të kthyer. Ky është propozimi i bërë nga eurodeputeti grek, Chountis, hartuesi i rezolutës së miratuar një javë më parë në Parlamentin Europian. Në intervistën e dhënë për një agjenci lajmesh on line në Athinë, Chountis ka paralajmëruar rrezikun e përfshirjes së vendit nga kriza ekonomike si pasojë e kthimit të emigrantëve nga vendet fqinje. Ai ka komentuar edhe zhvillime më të fundit politike në vend dhe krizën që ka vazhduar pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit2009. “Krizën politike nuk do ta zgjidhi grupi i Parlamentit Europian që është mik me qeverinë Berisha (dua të theksoj se ekzistojnë edhe miqësitë ndërmjet partive), as grupi që është mik me opozitën”, - tha anëtari i Parlamentit Europian. Duke komentuar krizën politike dhe procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave, zoti Chountis tha se qarkullimi për shqiptarët në zonën Shengen, është një proces teknik dhe një gjë e tillë do të realizohet brenda vitit 2010.
Shqipëria është një vit pa opozitë, në kuptimin se Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë në Parlament. Besoni se kjo krizë politike ka vonuar liberalizimin e vizave?
Nuk besoj se kriza politike në Shqipëri ka luajtur rol në vonesën e liberalizimit të vizave. Sipas vlerësimit tim dhe sipas rezultateve të votimit,u duk qartë se kriza politike nuk ka shkaktuar vonesë. Padyshim që kriza politike në Shqipëri është një temë tepër serioze dhe që ka lidhje direkte me të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga ana jonë, është bërë përpjekje e madhe, që të afrojmë dy partitë e mëdha shqiptare sa më afër njëra-tjetrës që të gjendet një rrugëzgjidhje, duke respektuar Kushtetutën. Gjithashtu, të votohet një ligj që të sigurojë zgjedhjet e ardhshme.
Kur themi zgjedhjet e ardhshme, duam të themi edhe ato lokale që do të zhvillohen së afërmi në Shqipëri. Pas hartimit të rezolutës për Shqipërinë dhe pas takimit që kisha në Tiranë me të gjithë krerët e politikës dhe duke parë mënyrën se si funksionuan partitë politike në Parlament, Bashkimi Europian duhet të ndihmojë vendin tuaj politikisht, pa bërë ndërhyrje të tepruara.
Krizën politike nuk do ta zgjidhi grupi i Parlamentit Europian,që është mike me qeverinë Berisha (dua të theksoj se ekzistojnë edhe miqësitë ndërmjet partive) as grupi që është mik me opozitën.
Mbështetje të tilla u bënë në të kaluarën dhe nuk patën asnjë rezultat, ndaj besoj se problemin duhet ta zgjidhin dy partitë ndërmjet tyre. Ky problem duhet të zgjidhet patjetër, nuk mund të jetë vendi në një rrugë pa krye.
Një nga kriteret për të ardhmen e shqipërisë në BE ëshrtë edhe funksionimi i plotë i Parlamentit, i cili është organi kryesor i një vendi, nga ku duhet të votohen ligje për të ecur përpara dhe për të bërë reformat e nevojshme.
Tashmë mbetet që dritën jeshile për liberalizimin e vizave ta ndezi Komisioni Europian. Kur besoni se do të ndizet kjo dritë e shumëpritur nga shqiptarët?
Përderisa BE ka dhënë premtimin se midis vendeve të tjera, do të liberalizohen vizat edhe për Shqipërinë dhe pas votimit të suksesshëm të rezolutës, drita jeshile do të ndizet brenda vitit 2010. Pas kësaj radhën e ka Këshilli Europian që të caktohet edhe data e saktë.
Komisioni Europian do ta ndezë dritën jeshile, kur të zgjidhen të gjitha problemet që thatë pak më parë?
Jo, aspak. Kjo nuk ka lidhje me problemet ekonomike, shoqërore e politike. Kjo është vetëm një “problem” teknik, përsa i përket pajisjes së popullit me pasaportat biometrike dhe me kontrollet në dogana. Pas liberalizimit të vizave për FYROM dhe vendet e tjera, Komisioni Europian ka deklaruar se kur të jetë gati edhe Shqipëria, do përparojmë në liberalizimin e vizave dhe për vetë faktin se, siç më thatë edhe ju dhe e kemi parë edhe ne, që pajisja me pasaporta bimetrike po ecën me ritme të shpejta, brenda vitit do të realizohet edhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë.
Muajt e fundit, shumë emigrantë po kthehen në vendin e tyre. Kjo ul automatikisht të ardhurat në vend dhe shton papunësinë. Cili është vlerësimi juaj për të ardhmen e Shqipërisë?
Për vetë faktin se Shqipëria ka pasur shumë të ardhura nga emigrantët dhe nuk ka pasur probleme shumë të theksuara të papunësisë, në vitet e kaluara ka qenë nga të vetmet vende që nuk kanë patur krizë siç ka Greqia e vende të tjera. Me kthimin e emigrantëve në vend, qeveria shqiptare duhet të marrë masa që të hapen vende pune në vend, duke investuar në projekte ku do të punësohen të gjithë ata që kthehen mbrapa. Qeveria shqiptare duhet të planifikojë punësimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë jashtë. Nuk do kenë mundësinë shqiptarët të ikin jashtë sepse siç e shihni, shumë vende janë në krizë, ndaj duhet projekt i madh që të përballojë fluksin e kthimit të emigrantëve. Nëse Shqipëria nuk projekton zgjidhjen e këtyre problemeve që janë më të mëdha edhe se kriza politike në vend, ato numra që ka treguar se kanë rritur ekonominë e vendit, do të mbeten thjesht numra dhe e ardhmja në BE do të jetë më e vështirë.
Intervista është marrë nga Newsit.gr
16 Korrik 2010