E Diel, 1 Nëntor 2026

Chountis Shqiperia te planifikoje punesimin e emigranteve te kthyer

Flet Nikos Chountis eurodeputeti qe hartoi rezoluten per Shqiperine ne PE

Shqiperia duhet te pergatise plane per punesimin e emigranteve te kthyer. Ky eshte propozimi i bere nga eurodeputeti grek Chountis hartuesi i rezolutes se miratuar nje jave me pare ne Parlamentin Europian. Ne intervisten e dhene per nje agjenci lajmesh on line ne Athine Chountis ka paralajmeruar rrezikun e perfshirjes se vendit nga kriza ekonomike si pasoje e kthimit te emigranteve nga vendet fqinje. Ai ka komentuar edhe zhvillime me te fundit politike ne vend dhe krizen qe ka vazhduar pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit2009. Krizen politike nuk do ta zgjidhi grupi i Parlamentit Europian qe eshte mik me qeverine Berisha dua te theksoj se ekzistojne edhe miqesite ndermjet partive as grupi qe eshte mik me opoziten - tha anetari i Parlamentit Europian. Duke komentuar krizen politike dhe procesin e vendimmarrjes per liberalizimin e vizave zoti Chountis tha se qarkullimi per shqiptaret ne zonen Shengen eshte nje proces teknik dhe nje gje e tille do te realizohet brenda vitit 2010.

Shqiperia eshte nje vit pa opozite ne kuptimin se Partia Socialiste nuk ka marre pjese ne Parlament. Besoni se kjo krize politike ka vonuar liberalizimin e vizave

Nuk besoj se kriza politike ne Shqiperi ka luajtur rol ne vonesen e liberalizimit te vizave. Sipas vleresimit tim dhe sipas rezultateve te votimitu duk qarte se kriza politike nuk ka shkaktuar vonese. Padyshim qe kriza politike ne Shqiperi eshte nje teme teper serioze dhe qe ka lidhje direkte me te ardhmen e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Nga ana jone eshte bere perpjekje e madhe qe te afrojme dy partite e medha shqiptare sa me afer njera-tjetres qe te gjendet nje rrugezgjidhje duke respektuar Kushtetuten. Gjithashtu te votohet nje ligj qe te siguroje zgjedhjet e ardhshme.
Kur themi zgjedhjet e ardhshme duam te themi edhe ato lokale qe do te zhvillohen se afermi ne Shqiperi. Pas hartimit te rezolutes per Shqiperine dhe pas takimit qe kisha ne Tirane me te gjithe kreret e politikes dhe duke pare menyren se si funksionuan partite politike ne Parlament Bashkimi Europian duhet te ndihmoje vendin tuaj politikisht pa bere nderhyrje te tepruara.
Krizen politike nuk do ta zgjidhi grupi i Parlamentit Europianqe eshte mike me qeverine Berisha dua te theksoj se ekzistojne edhe miqesite ndermjet partive as grupi qe eshte mik me opoziten.
Mbeshtetje te tilla u bene ne te kaluaren dhe nuk paten asnje rezultat ndaj besoj se problemin duhet ta zgjidhin dy partite ndermjet tyre. Ky problem duhet te zgjidhet patjeter nuk mund te jete vendi ne nje rruge pa krye.
Nje nga kriteret per te ardhmen e shqiperise ne BE eshrte edhe funksionimi i plote i Parlamentit i cili eshte organi kryesor i nje vendi nga ku duhet te votohen ligje per te ecur perpara dhe per te bere reformat e nevojshme.

Tashme mbetet qe driten jeshile per liberalizimin e vizave ta ndezi Komisioni Europian. Kur besoni se do te ndizet kjo drite e shumepritur nga shqiptaret

Perderisa BE ka dhene premtimin se midis vendeve te tjera do te liberalizohen vizat edhe per Shqiperine dhe pas votimit te suksesshem te rezolutes drita jeshile do te ndizet brenda vitit 2010. Pas kesaj radhen e ka Keshilli Europian qe te caktohet edhe data e sakte.

Komisioni Europian do ta ndeze driten jeshile kur te zgjidhen te gjitha problemet qe thate pak me pare

Jo aspak. Kjo nuk ka lidhje me problemet ekonomike shoqerore e politike. Kjo eshte vetem nje problem teknik persa i perket pajisjes se popullit me pasaportat biometrike dhe me kontrollet ne dogana. Pas liberalizimit te vizave per FYROM dhe vendet e tjera Komisioni Europian ka deklaruar se kur te jete gati edhe Shqiperia do perparojme ne liberalizimin e vizave dhe per vete faktin se sic me thate edhe ju dhe e kemi pare edhe ne qe pajisja me pasaporta bimetrike po ecen me ritme te shpejta brenda vitit do te realizohet edhe levizja e lire per qytetaret shqiptare.

Muajt e fundit shume emigrante po kthehen ne vendin e tyre. Kjo ul automatikisht te ardhurat ne vend dhe shton papunesine. Cili eshte vleresimi juaj per te ardhmen e Shqiperise

Per vete faktin se Shqiperia ka pasur shume te ardhura nga emigrantet dhe nuk ka pasur probleme shume te theksuara te papunesise ne vitet e kaluara ka qene nga te vetmet vende qe nuk kane patur krize sic ka Greqia e vende te tjera. Me kthimin e emigranteve ne vend qeveria shqiptare duhet te marre masa qe te hapen vende pune ne vend duke investuar ne projekte ku do te punesohen te gjithe ata qe kthehen mbrapa. Qeveria shqiptare duhet te planifikoje punesimin e te gjithe emigranteve qe jetojne jashte. Nuk do kene mundesine shqiptaret te ikin jashte sepse sic e shihni shume vende jane ne krize ndaj duhet projekt i madh qe te perballoje fluksin e kthimit te emigranteve. Nese Shqiperia nuk projekton zgjidhjen e ketyre problemeve qe jane me te medha edhe se kriza politike ne vend ato numra qe ka treguar se kane rritur ekonomine e vendit do te mbeten thjesht numra dhe e ardhmja ne BE do te jete me e veshtire.

Intervista eshte marre nga Newsit.gr

16 Korrik 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›