E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 korriku hapi deren per realizimin e endrrave

Interviste me violinisten me fame boterore Ervis Gega - Dodi

Mimoza Cika-Kelmendi

Nje nga te rinjte shqiptare qe rrugen drejt Perendimit e nisi duke e sfiduar diktaturen komuniste permes futjes ne ambasadat e huaja eshte Ervis Gega - Dodi. Sot ajo eshte nje violiniste shqiptare me fame nderkombetare. Ne intervisten me Deutsche Eellen violinistja shqiptare tregon per here te pare disa nga perjetimet e saj ne Shqiperine komuniste te fundit te viteve 80 shkaqet qe e shtyne familjen e saj te largohej nga Shqiperia dhe kontaktet e saj te para me boten gjermane te artit.

Deutsche Eelle Zonja Gega - Dodi me 2 korrik te vitit 1990 pra 20 vjet me pare qindra shqiptare u futen ne ambasadat e huaja. Cfare ju beri ju qe te largoheshit nga Shqiperia

Ervis Gega-Dodi Per te sqaruar shkaqet qe me bene mua dhe familjen time te largohej nga Shqiperia duhet te hedh nje veshtrim pas ne historine e familjes. Une vij nga nje familje e lidhur ngushte me Luften Nacional-Clirimtare. Dua te theksoj se kjo familje ka kontribuar shume gjate luftes si rralle familje ne Shqiperi. Per kete une kam folur edhe ne biseda te tjera. Por pas mbarimit te luftes familja u persekutua dhe u masakrua nga sistemi komunist. Lufta e klasave preku jo vetem familjen time te gjere dhe prinderit e mi por vazhdoi deri tek une. Qysh ne moshen 6 vjecare une perjetova nderhyrjen politike te diktatures ne jeten time nuk mu dha e drejta per tu futur ne shkollen e muzikes Kjo linje vazhdoi derisa qendrova ne Shqiperi. Persekutimi politik i familjes sime gjate gjithe viteve te komunizmit ishte nje nga arsyet madhore qe na detyroi te largoheshim nga Shqiperia komuniste. Keshtu qe largimi u be qe me mundesine e pare qe na u dha per kete gje.

Deutsche Eelle Si e keni perjetuar si femije Shqiperine e asaj kohe zonja Gega

Ervis Gega - Dodi Eshte shume e veshtire per femijet te specifikojne luften e klasave veshtiresite qe haste familja ime. Sic e permenda qe ne moshen gjashtevjecare une e ndieva vete ne kurrizin tim luften e klasave. Me kujtohet si tani konkursi kur do te futesha ne shkollen e muzikes se Fierit. Behej fjale thjesht per nje shkolle muzike te nje rrethi por ne ate kohe mua nje femije nuk mu dha e drejta per te hyre ne te Ky ishte fakti i pare. E dyta ka te beje me faktin e premisave dhe aftesive te mia ne violine. Une luaja ne moshen tete vjecare programe qe te rinjte i luanin ne konservator. Megjithate e drejta per tu afirmuar ne publik me mohohej apriori. Studioja me prinderit e mi brenda kater mureve te shtepise - por perspektiva ne Shqiperi ishte zero per mua. Studioja me ore te tera. Prindet punonin me ore te tera me mua - por e ardhmja ishte me nje pikepyetje te madhe. Ne moshen tete vjec mu hoq e drejta ta luaj Mendelsonin ne publik. E keshtu persekutimi vazhdonte ne forma te tjera. Dhe shume te rendomta. Si pershembull me kujtohet kur femijet e korit kendonin diten e pare te hapjes se shkolles vinte drejtori dhe thoshte Ajo Gega te largohet nga kori Ishte shume e rende per nje femije qe ta shkepusje nga femijet e tjere. Kam shume ndodhi te dhimbshme te kesaj natyre.
Pastaj persekutimi vazhdoi edhe ne shkolle te mesme Komiteti i Partise me hoqi te drejten te vazhdoja studimet ne shkollen e mesme te muzikes. Keshtu shkolla e larte dukej nje gje e pamundur. Kjo ishte jeta dhe perspektiva ime ne ate kohe.

Deutsche Eelle Atehere ju dhe familja juaj hyte ne ambasaden gjermane. A menduat se mund te perfundonte me pasoja te renda per ju sfidimi i nje diktature funksionuese si ajo ne Shqiperine e asaj kohe apo e shihnit si nje aventure

Ervis Gega- Dodi Natyrisht qe ne ate kohe gjithcka ishte me rrezik. Por rruga dhe aveniri i gjithe familjes sime ishte aq i mbyllur sa qe nuk kishte asnje rrugezgjidhje tjeter. Kishte disa breza qe na perndiqnin e luftonin qe nga Liri Gega dhe vellai i saj gjyshi im Qemal Gega gjithe familja e tyre prinderit e mi deri tek une. Po edhe duke e marre parasysh kete natyrisht qe rreziku ishte shume i madh.
Vec kesaj une jam vajze e dy muzikanteve dhe prinderit e mi kishin kerkesa maksimale ndaj vetes dhe ndaj nesh. Prindet e mi nuk mund te pajtoheshim me kete gjendje. Kerkesat e tyre intelektuale ishin aq te larta sa qe natyrisht pikerendese e tyre ishte arsimimi yne ne shkollat me te mira te Evropes. Kjo ndodh rendom edhe sot me shume familje qe deshirojne tu japin femijve te tyre shkollimin me te mire te mundshem. Duke pasur parasysh aftesite e mia mundesite e mia si instrumentiste prinderit kishin kerkesa maksimale. Shansi i pare qe iu dha ata natyrisht do ta shfrytezonin. Keshtu qe ishim te pergatitur te merrnim parasysh te gjitha rreziqet e mundshme perballe mungeses se perspektives ne Shqiperi ne kohen e komunizmit. Te gjitha dyert ishin mbyllura.

Deutsche Eelle Ju po udhetonit per here te pare jashte kesaj Shqiperie per te cilen folet me siper. Me cndjenja e niset kete udhetim cilat ishin perfytyrimet personale per ate qe ju priste

Ervis Gega-Dodi Familja ime ishte e formuar politikisht. Vecanerisht gjyshi im Qemal Gega dhe dy prinderit e mi Virgjil dhe Valentina Gega. Ata ishin te informuar politikisht me ngjarjet politike qe po ndodhnin ne Evrope dhe per gjithe renien e komunizmit qe kishte ndodhur ne shume vende te Evropes. Keshtu qe ata kishin nje kuptim e vizion te qarte edhe se cfare do te ndodhte ne Shqiperi. Ata ishin te bindur se komunizmi ne Shqiperi do te rrenohej do te rrenohej plotesisht dhe se nuk kishte kthim prapa. Natyrisht qe gjithcka ishte e lidhur me ankth dhe kjo ishte e kuptueshme. Megjithate shpresa optimizmi dhe kthjelltesia e tyre mendore u dha atyre ate fuqi dhe kurajo per ta ndermarre nje risk kaq te madh.
Me kete rast dua te tregoj nje detaj te vogel sepse une kam qene femije dhe per mua eshte veshtire te analizoj ate kohe. Mosha ime e re ne ate kohe dhe perjetimet ndikonin qe une te kisha vetem pak nostalgji vendin e lija jo me peng te madh. Por mbaj mend babain tim ne momentin kur ne kemi hipur ne traget. Mbaj mend qe duke u larguar anija atij i rridhnin lot nga syte. Ishte shume i prekur. Nuk qe e lehte per te absolutisht. Nuk mund ta harroj e kujtoj si tani ate moment te babit tim qe ishte shume i prekur. Qendrimi ne ambasade ishte shume i veshtire prandaj ikja ne nje fare menyre per ne ishte si nje clirim sepse kushtet ishin shume te renda. Por dua ta theksoj qe prinderit e mi ishin shume te bindur qe e ardhmja ime jashte kufijve te Shqiperise do te ishte nje e ardhme e suksesshme.

Deutsche Eelle Ju keni zonja Gega nje profesion universal me te cilin mund te punonit ne cdo vend te botes. Pse vendoset te vinit ne Gjermani dhe cilat ishin mesazhet e para qe moret nga kontaktet me boten gjermane si ju priten dhe ne cperfundime arritet per boten e re

Ervis Gega-Dodi Hyrja ne ambasaden gjermane ka qene krejt rastesi. Ne jetonim ne ate kohe ne Fier. Kemi degjuar lajmin tek televizioni italian qe njerezit ne Tirane kane hyre ne ambasada. Dhe brenda pak oresh kemi marre vendimin. Im ate e degjoi kete lajm dhe pa hezituar vendosi qe te iknim. Por kur arritem ne Tirane ambasadat ne pjesen me te madhe ishin mbyllur. Ka qene nje pamje shume e frikshme shume e tmerrshme prane ambasadave. Por deshira dhe optimizmi nuk na lane asnje cast. Arritem megjithate te futemi ne ambasade me veshtiresi te papara. Fillimisht hyrja ne ambasaden gjermane ishte rastesore sepse ishte e vetmja ambasade ku ne arritem ne nje nate te tmerrshme te futeshim familjarisht. Ne ambasade pastaj prindet e mi menduan gjate duke u nisur nga fakti se Gjermania ka qene nje vend historikisht me kulture dhe me nje tradite shume te madhe persa i perket muzikes klasike ata vendosen qe te udhetonim drejt Gjermanise. Ata ishin te bindur se e ardhmja ne Gjermani do te ishte shume e bukur.
Ardhja ne Gjermani pastaj ishte si nje perralle. Pavaresisht veshtiresive qe kishin te gjithe njerezit ne ate kohe veshtiresia emocionale vecanerisht. Vete fakti qe brenda nje jave pas ardhjes gjermanet na ofruan mundesine te luanim koncert ishte nje cudi shume e madhe. Nje gje qe ne Shqiperi ishte e pamundur. Gjermanet na priten cuditerisht me nje admirim dhe dashuri te jashtezakonshme. Koncerti u prit shume mire. Nga cudia te gjitha mediet ne ate kohe treguan interes dhe shkruan per kete. Familjen time e ftuan per nje bisede te posacme edhe ne ZDF Mittagmagazin ku transmetuan edhe pamje nga jeta dhe pergatitja ime ne Gjermani.

Deutsche Eelle Ju zonja Gega me violinen tuaj keni arritur nje sukses te jashtezakonshem jo vetem ne Gjermani por dhe jashte saj. Jeni nderuar me shume cmime te njohura ne bote. Me se e lidhni kete sukses

Ervis Gega-Dodi E gjitha rrjedh nga prejardhja ime si prejardhje intelektuale ne disa breza. Ka pasur shume intelektuale me kerkesa shume te larta me aftesi te jashtezakonshme ne profesionet e tyre. Dhe tek une nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Natyrisht qe do te trashegohej brez pas brezi. Prindet e mi ishin muzikante. Dhe sigurisht qe ia dedikoj gjithe kete sukses prinderve te mi. Ata sakrifikuan jeten e tyre sakrifikuan gjithe rinine e tyre. Ata jane marre shume me mua cdo dite dhe me vite te tera. Aftesite e mia shkolla qe me dhane prindet e mi ishte nje shkolle shume e mire dhe kete e tregon fakti qe une fitova konkursin nderkombetar qe nje vit pas mberritjes ne Gjermani. Ketu ne Gjermani te gjitheve qe hyne ne ambasade me 2 korrik 1990 iu dha mundesia dhe shansi per te arritur ambicjet e tyre sepse ketu nuk kishte lufte klasash dhe kush kishte deshire te perparonte e kishte mundesine. Une i jam mirenjohese ketij vendi per mundesite qe me ofroi per te ecur perpara. Jam shume e lumtur per vendimin qe moren prindet e mi ne ate kohe. Do tju jem atyre mirenjohese gjithe jeten per sakrificen qe bene ne Shqiperi dhe per vendimin qe moren per hyrjen ne ambasade sepse une sot jam shume e lumtur me arritjet e mia.

3 Korrik 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›