E Diel, 1 Nëntor 2026

Islam Duckollari Saimiri dhimbja e madhe qe qe na beri krenare



Eneida Jacaj

7 gushti eshte nje dite qe nuk mund te harrohet lehte. Si sot nje vit me pare dora vrastare ekzekutoi kater oficere policie ne krye te detyres. Njeri prej tyre ishte Saimir Duckollari nje djale i ri vetem 32 vjec i shkathet dhe plot energji. I dhene pas profesionit te tij Saimiri nuk ngurroi te jape edhe jeten per drejtesi sepse ky eshte ushqimi qe i mungon me shume ketij vendi. Islam Duckollari i ka jetuar keta 12 muaj me dhimbjen e madhe te mungeses se te birit dhe nderin qe ai i la pas familjes. Ne nje interviste per gazeten Albania ai ka rrefyer nje cope jete te munguar ka shprehur nje mall qe nuk cmallet dhe rrefyer nje krenari te pakerkuar. Pas gjithe kesaj ngjarjeje Duckollari beson se shteti do ta coje te drejten ne vend per te kater te renet ne krye te detyres. Ai shprehet se shteti eshte avokati per djalin dhe per policet e vrare. Shteti e vuri ne piedestalin e larte dhe serish shteti do ta jape te drejten e tyre deri ne fund - shprehet Duckollari. Edhe pas humbjes se birit te tij Duckollari thekson se ndjehet krenar pasi Saimiri ra ne krye te detyres per atdheun. Ai shprehet se familjaret e tij te gjithe bashkeqytetaret frymezohen nga akti i Saimirit. Eshte si fenomeni i fotosintezes deri dikur ushqeheshim nga rrenjet tani po ushqehemi nga gjethet - thote Duckollari. I ati i te ndjerit thekson se Saimiri e dashuronte profesionin e tij dhe se kurre nuk ka nderhyre qe i biri te ndryshonte profesion edhe pse ishte ne dijeni per riskun e punes se Saimirit. Duckollari mbetet i kenaqur persa u perket kushteve qe shteti ka ofruar per familjen e te ndjerit. Sipas tij kushtet qe shteti ka krijuar per familjen e Saimirit jane maksimale duke filluar nga trajtimi financiar. Me gjithe dashurine dhe perkujdesjen sfida me e veshtire e babait te heroit eshte tu shpjegoje femijeve te Saimirit se ku ka shkuar i ati i tyre. Ne qiell - u pergjigjet gjyshi niperve qe do te rriten pa doren e babait por me dhimbjen dhe krenarine qe ai u ka shtruar ne jete.

Si e ndjeni veten nje vit pas humbjes se Saimirit

Si mund ta ndjesh veten kur te iken nga jeta nje pjese e trupit tend Per te gjithe vdekja eshte natyrale por jo per moshen 32-vjecare. Iku dhe na la boshllek te madh humbje te madhe qe nuk shkembehet me gje tjeter. Por mbi te gjitha na ka lene krenare. Na la krenare se ra ne krye te detyres per atdheun. Pavaresisht se ai e dinte se me ke do te perleshej atij iu dha nje detyre per nje veper jo te ligjshme kunder shtetit. Ai per kete dha jeten. Nuk dha jeten qe ti jepej ky nder. Duhet theksuar se Saimiri e pa qe u vrane shoket e tij dhe u hodh ne aksion nuk u terhoq. Kjo erdhi si dicka e brendshme nga vete Saimiri duke mos e kursyer veten e tij per te realizuar detyren dhe per te mbrojtur shoket e tij. Kjo ishte e vecanta e Saimirit. Saimiri nuk eshte me i imi ishte i imi. Ai eshte i te gjitheve eshte i atdheut. Atdheu ka nevoje per individe te tille qe te qendroje ne kembe demokracia te qendroje ne kembe e drejta te qendroje ne kembe ligji. Vendi ka nevoje per te tille njerez por kjo qe ndodhi me ra mua per pjese. Por mund ti kishte rene per pjese dikujt tjeter megjithese une nuk ia uroj askujt kete qe i ndodhi familjes sone.

Cfare mbeti pas 7 gushtit ne familjen tuaj

Kur ndodhi ngjarja Saimiri ishte me leje te zakonshme por atdheu kur therret nuk do te dije per pushime. Saimiri nje jave para se te ndodhte ngjarja ishte ne nje dasme ne Vore te nje shoku i tij qe e quajne Klodi. Kur te kater shoket u thirren per te shkuar ne vendngjarje iu tha qe te merrnin dhe Klodin per te kryer detyren e aksionit. Saimiri iu tha qe ta linin Klodin sepse ai u martua para nje jave. Dhe sot mund te ishte Klodi ne kete vend por une i uroj Klodit dhe shokeve te tij te kene jete te gjate. Ata jane te tere bij nenash. Pavaresisht humbjes te pallogaritshme Saimiri na la kokelarte. Saimiri Arturi dhe Armandi te tre femijet e mi frymezoheshin nga ne prinderit kurse tani ka ndodhur e kunderta ne frymezohemi nga akti i Saimirit. Eshte si fenomeni i fotosintezes Deri dikur ushqeheshim nga rrenjet tani po ushqehemi nga gjethet. Une qe nga 92-shi kam punuar me personalitete te larta shteterore ne Garden e Republikes me pese ministra qe nga Safet Zhulali Shaqir Vuka Perikli Teta Petro Koci etj. Kujdesesha per ate vend pune per te mos turperuar femijet tani ka ndodhur e kunderta te gjithe te afermit thone te mos e turperojme Saimirin.

Kush ishte Saimiri

Saimiri e donte krenarine e donte punen. Na donte jashte mase. Bente shume per shoqerine. Saimiri edhe ne gjume qeshte dhe jo me ne pune. Ne cdo aksion qe merrte pjese sic thone edhe shoket ua hiqte stresin. Ai ka lene dy djem te cilet druhen se mos vonohem dhe u mungoj si babi. Ata nuk dine gje se ku eshte i ati. Thone qe ka ikur ne qiell dhe nuk po vjen. Eshte veshtire te jesh gjysh dhe baba. Ne rrojme me fotografite dhe kujtimet e tij. Femijet para se te flene puthin fotografite e tij. Iliri dhe Ardjoni jane 4 vjec e gjysme njeri dhe 5 vjec e gjysme tjetri. Femijet me thone Ti gjyshi kur do te shkosh ne qiell Se kur te shkojme ne do te te marrim edhe ty me vete. Edhe kur u vijne dhurata pyesin nese ato ua ka derguar i ati.

A keni deshiruar me pare qe Saimiri te kryente nje profesion tjeter pasi ju e njihnit shume profesionin qe ai ushtroi
Saimiri e dashuronte profesionin e tij. Une nuk kam nderhyre te asnje nga femijet per profesionet e tyre megjithese isha ne dijeni per riskun e punes se Saimirit.

Si e kujtoni momentin e fundit me Saimirin
Saimiri jetonte me gruan dhe femijet dy kate siper nesh por jemi nje familje. Nje dite perpara se te vritej ka qene e enjte dhe nuk me punonte telefoni. E thirra dhe i thashe qe ta merrte telefonin sepse nuk po me punonte. E rregulloi por prape nuk po punonte. E thirra prape dhe me tha Mos u merzit o babi se do te te jap nje telefon te ri. Ky ishte takimi i fundit me Saimirin. Diten e premte qe ai u vra une kam qene ne Durres me femijet e djalit tjeter. Saimiri ishte teper i kujdesshem. Kur kisha 60-vjetorin me beri dhuratat me te shtrenjta qe une mos te ndihesha kokulur se ne ate kohe kisha dale edhe ne reforme isha pa pune.

Si e vleresoni procesin gjyqesor ndaj autorit te krimit
Procesi ende nuk ka perfunduar. Qe te dale dicka me e pjekur kerkon nje kohe. Nuk eshte nje gje qe po pret te perfundoje. Shpejtimi i kesaj nuk me kthen djalin. Edhe vonesa prape nuk eshte gje e mire. Me mire vone se kurre. I akuzuari qelloi mbi shtetin. Per mua avokat per djalin dhe per policet e vrare eshte shteti. Shteti e vuri ne piedestalin e larte dhe serish shteti do tu jape te drejten e tyre deri ne fund.

Cila ka qene perkujdesja e shtetit ndaj familjes se Saimirit
Kushtet qe shteti ka krijuar per familjen e Saimirit jane maksimale duke filluar nga trajtimi financiar. Nje perkujdesje e vecante ka qene edhe ne aspektin arsimor per femijet. Drejtoria e shkolles Turgut Ozal ka permbushur nje amanet te Saimirit per te dy per ti parashkolluar ne kete kolegj. Ne na kane pritur me dyer te hapura. Ata na thane se ne Turqi femijet e te reneve e nderojne shkollen. Atje i kane akomoduar me te gjitha dhe me transport falas. Kjo ishte nje enderr e tij qe edhe po te ishte vete nuk do ta realizonte dot. I pershendes dhe i falenderoj se me kane lehtesuar dhimbjen.

Miqte tuaj dhe miqte e Saimirit sa ju kane qendruar prane ne dhimbjen tuaj
Me zemer me shpirt me kane qendruar shume afer. Nga kjo humbje e madhe druhen te me afrohen se nuk duan te ma kujtojne dhe te me lendojne. Me kane qendruat afer secili me menyren e vet. Eshte me i prekur ai qe nuk i ka ndodhur sesa une.

Box 1
Kush ishin kater oficeret e Policise qe kishin 11 vite kunder krimit

Gjate viteve te punes si punonjes policie ne strukturat operacionale te hetimit te krimit jane karakterizuar nga disiplina e larte ne permbushjen e detyrave kane marre pjese ne aktive ne vendosjen e rendit dhe te sigurise publike dhe jane dalluar per marredhenie te mira me komunitetin me koleget dhe eproret. Me kaq Policia e Shtetit ka permbledhur nekrologjine zyrtare per kater policet Drejtues Fatos Xhani dhe kryeinspektoret Kastriot Feskaj Saimir Duckollari e Altin Dizdari te vrare ne krye te detyres ne qytetin e Durresit gjate shkembimit te zjarrit me te shumekerkuarin Dritan Dajti. Policia e Shtetit pohoi se deshmori Fatos Haqir Xhani mbante graden Drejtues. Ai ka lindur me 7 maj 1978 i martuar me dy femije me arsim te larte policor titulluar punonjes policie ne vitin 2000 ne Drejtorine e Policise se Elbasanit ku ka punuar deri ne vitin 2003 derisa u transferua ne Durres me detyren e shefit te Antidroges ne kete qark. Ne vitin 2007 deri diten e djeshme kur u vra ne krye te detyres mbante postin e kreut te Sektorit te Operacioneve Speciale ne Drejtorine Kunder Krimit te Organizuar ne Departamentin per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Deshmori Kastriot Clirim Feskaj 41 vjec mbante graden Kryeinspektor. Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Shtetit ka lene pas bashkeshorten dhe nje femije me arsim te mesem titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1998 ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Qe nga ajo kohe deri diten kur u vra ishte polic i nivelit zbatues ne te njejtin institucion. Viktima e trete ishte Saimir Islam Duckollari me graden Kryeinspektor 32 vjec i martuar me dy femije me arsim te mesem titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1998 ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Qe nga ajo kohe kishte mbetur ne te njejten strukture policore. Deshmori Altin Idriz Dizdari 32 vjec mbante te njejten grade si koleget Duckollari dhe Feskaj. I martuar 5 vite me pare ai ka lene pas bashkeshorten dhe nje femije me arsim te mesem ndersa ishte titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1999 ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ku ka mbetur ne te njejten detyre deri diten kur u vra ne strukturat e hetimit te krimit.

7 Gusht 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›