Chris Brown ndalohettë hyjë në Angli, pasisulmoi Rihannën
LONDëR- Burime zyrtare të policisë në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan sot se i kanë ndaluar Chris Brown-it të hyjnë në vend për një koncert, për shkak të sulmit mbi ish-të dashurën e tij, Rihanna në vitin 2009.
"Ne rezervojmë të drejtën e refuzimit të hyrjes në Britani të Madhe për të gjithë personat e shpallur fajtor, për një vepër të rëndë penale. Siguria publike është një nga shqetësimet tona kryesore," thuhet në një deklaratë zyrtare të policisë. Lajmi bëhet publin në faqen britanike E on line.
"Më vjen keq për të gjithë tifozët në Evropë! Turneu im është anuluar. Jam i sigurtë që të gjithë ju e dini që hyrja ime në vendin tuaj është mohuar. Ju dua shumë. Më vjen keq", - ka deklaruar vetë Brown për fansat.
Koncertet e tij do të zhvilloheshin në Glasgow, Londër dhe Mançester, së bashku me një ndalesë në qytetin irlandez Cork. Ylli 21-vjecar i muzikës R&B, duket se përvec dënimit të marrë në SHBA, pas sulmit të ish së dashurës së tij Rihanna, do mbetet edhe pa koncerte.
Vetë Rihanna para një muaji ka dhënë një varg koncertesh për fansat anglezë. Sigurisht pa pasur asnjë problem me vizat.
(m.a/BalkanWeb)