Pukë, zjarr nëkurorën e pyllit
PUKE- Kurora e pyllit mbi qytetin e Pukës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ndërkohë që brenda pak minutash flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë dhjetëra hektarë të pyllit.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar vatrën e zjarrit në kurorën e qytetit të Pukës, e cila gjatë muajve të verës në vitet e mëparshme është përfshirë disa herë nga flakët.
Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një pakujdesie.
(e.n/News24/BalkanWeb)