E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, mësuesjamarrëdhënie intimeme 100 nxënës

KINE- Një mësuese e re në Kinë ka pranuar të ketë joshur, në periudhën kohore të 3 viteve, qindra nxënës të moshës 16-17 vjec. Rasti u zbulua nga prindërit e njërit prej djemve të cilët e detyruan të shpjegonte arsyet e sjelljes së tij të çuditshme. Djali pranoi se ndryshimi i tij kishte ardhur pas lidhjes me mësuesen dhe prindërit nuk nguruan të denonconin rastin.

Mësuesja Kong është pezulluar nga puna ndërsa u është përgjigjur akuzave në blogun e saj duke mohuar vetëm shifrën e studentëve.
“Më akuzojnë se kam joshur 900 studentë, kjo nuk është e mundur sepse në 3 vjet do të thotë të kem joshur një djalë në ditë. Ku mund ti gjeja kaq shumë nxënës? Në fakt kanë qenë 100 në 3 vjet, këtë nuk e mohoj” shkruan mësuesja në blog.

Gruaja e pashme rreth të 30-ave ka shtuar se fakti që ka patur marrëdhënie intime me nxënës nuk do të thotë se i ka joshur ata.
“Ne kemi joshur njëri tjetrin. Unë kam përfituar nga djemtë tuaj por dhe ata kanë përfituar nga unë” shfajësohet 30 vjecarja.
Sipas ëebsitit kinez KDnet, Kong është pezulluar nga puna ndërsa kanë filuar hetimet në lidhje me denoncimet e bëra nga 54 prindër.
(e.n/tgcom/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›