Chris Kyle, snajperi i pagabueshëm i forcave amerikane
SHBA - Miqtë e tij e quajnë “Legjenda”, ndërsa për armiqtë është “Djalli i Rahmadit”. 37-vjeçari Chris Kyle është një prej marinsave më të mirë amerikanë, i cili i përket skuadrës NAVY SEAL. Ai është një ndër snajperat që i jep siguri luftës së amerikanëve në Irak.
Mediat amerikane shkruajnë se Chris Kyle ka vrarë me snajper qindra kundërshtarë, e konkretisht 225 të tillë, ndërsa Pentagoni konfirmon se ai ka vrarë vetëm 160.
Armët e tij kryesore janë një M40 dhe një Tac 338, të modifikuar dhe të pagabueshëm. Distanca më e largët që ka vrarë një person është rreth 3 mijë metra.
160 prej vrasjeve janë bërë me urdhër të Pentagonit gjatë luftës në Irak, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë gjatë luftimeve.
“Personi i parë që kam vrarëm ka qenë një grua, e cila ndodhej në mes të një grupi marinsash dhe kishte një granatë në dorë”,- thotë Kyle në një intervistë.
37-vjeçari ka qëndruar disa vite në Irak, si pjesë e forcave elitë dhe ka marrë disa medalje si një prej marinsave më të mirë. Talebanët vendosën dhe një çmim për vrasjen e tij, prej 20 mijë dollarësh.
Por Chris Kyle ka ende rrugë për të bërë për t’u quajtur snajperi më i mirë në botë, pasi duhet të kalojë finlandezin Simo Hayha, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka vrarë 526 ushtarë rusë.
(er.nu/BalkanWeb)