Hauard mahnit Evropën, gol nga 100 metra larg
ANGLI- Portieri amerikan Tim Hauard u bë portieri i katërt që shënon në Premier Ligën Angleze. Numri 1 i Evertonit realizoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e së mërkurës kundër Boltonit, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Hauard e goditi topin nga zona e tij, rreth 100 metra larg portës kundërshtare. Topi u përplas në kufijtë e zonës së Boltonit dhe më pas përfundoi në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një erë e fortë në Liverpul.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)