Slloveni, milioneri Jankoviç propozohet për kryeministër
LUBJANË - Presidenti slloven Danilo Turk kërkoi sot nga Parlamenti të emërojë Zoran Jankoviç, bashkiakun popullor të Lubjanës, në postin e kryeministrit pas fitores së partisë së tij të qendrës së majtë "Sllovenia Pozitive" në zgjedhjet legjislative në fillim të dhjetorit.
"Qytetarët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre gjatë zgjedhjeve, dhe si zakonisht, ia besoj kreut të partisë, që ka marrë më shumë vota, detyrën e formimit të një qeverie koalicioni", deklaroi Turk gjatë një konference shtypi.
Milioneri Zoran Jankovic fitoi krejt papritur më 4 dhjetor zgjedhjet parlamentare me 28.5 për qind të votave të mëparshme, kundrejt 26.2 për qind për ish-kryeministrin e qendrës së djathtë, Janez Jansa, të cilin sondazhet e kanë nxjerrë më parë kandidatin më të favorshëm.
Parlamenti pritet të vendosë deri të enjten tjetër. Nëse deputetët miratojnë emërimin e tij, Zoran Jankoviç, do të ketë 15 ditë kohë për të formuar qeverinë e tij, që gjithashtu duhet të miratohet nga parlamenti në mënyrë që të marrë detyrën.
(er.nu/ata/BalkanWeb)