E Diel, 1 Nëntor 2026

"Chrysler" shpall falimentin, FIAT merr përsipër ta shpëtojë

Kompania e automjeteve
"Chrysler" do të nënshkruajë
Kapitullin e 11-të të falimentit
menjëherë, ndërkohë që ka
lidhur një aleancë me FIAT-in.
Kapitulli 11 mbron fi rmën nga
kreditorët, duke i lejuar atyre që
të merren me fi nancat për një
periudhë më të gjatë kohore.
Disa nga pikat e shpërndarjes
dhe të prodhimit të markës do
të mbyllen me kalimin e kohës,
po asnjë vend pune nuk do të
humbasë së afërmi. Ndërkohë
"Chrysler" do të përfi tojë një kredi
tjerr qeveritare prej 8 miliardë
dollarësh nëse do t‘ia dalë që të
paraqesë një plan të suksesshëm
biznesi deri në mesnatën e së enjtes.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar
këtë lëvizje si "operacion
të shkurtër falimentimi" që do
të zgjasë nga 30 deri në 60 ditë.
Presidenti amerikan, Obama,
tha se duhet të merreshin hapat
e nevojshëm për t‘i dhënë kompanisë
një jetë të re. Ai shtoi
gjithashtu se shpresonte që
"Chrysler" të bëhej më e fortë me
marrjen e këtyre masave dhe më
kompetitive. Sipas planit, FIAT
do të marrë 20% të aksioneve
të kompanisë me mundësinë e
çuarjes së tyre në 35%. Departamenti
i Thesarit do të ketë
një 8%, ndërkohë që qeveria
kanadeze do të ketë edhe ajo
një 2%. Në Shtetet e Bashkuara
nuk do të mbyllet asnjë fabrikë
e "Chrysler". Marrëveshja do të
duhet të ratifi kohet nga gjykata e
falimentimeve. "Chrysler" është
një nga kompanitë problematike
të prodhimit të makinave dhe
renditet pas atyre të mëdha si
"General Motors" dhe "Ford",
që kanë fi tuar së fundi kredi të
posaçme nga qeveria amerikane
prej miliarda dollarësh, por
që rrezikojnë të falimentojnë
nëse nuk do të marrin transhin
tjetër të kredisë, nëse nuk do të
paraqesin një plan të qartë dhe
të përpiktë ristrukturimi. Të tria
kompanitë e prodhimit të makinave
kanë pësuar goditje shumë
të madhe nga rënia e shitjeve
brenda dhe jashtë vendit, për
shkak të krizës financiare dhe
ndodhen në prag të falimentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›