Evropa: Situata është e vështirë, por jo e frikshme
Ndërsa situata e përhapjes
së gripit të derrave vazhdon
të jetë e vështirë,
komisionerja e Bashkimit Evropian
për Shëndetësinë ka dhënë
mesazhin e moskrijimit të një
situate paniku. "Duhet të jemi
vigjilentë, por jo të krijojmë panik.
Duhet të jemi të përgatitur", ka
thënë në mbledhjen e ministrave
të Shëndetësisë së organizatës,
Androulla Vassiliou. Ministrat u
mblodhën dje në Bruksel për të
diskutuar në lidhje me masat që
duhet të merren për parandalimin
e përhapjes së gripit, ndër të
cilat ishte dhe ajo e ndalimit të
fl uturimeve për dhe nga Meksika.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
e ka ngritur dje shkallën e
emergjencës për situata të tilla
në 5, çka përbën edhe nivelin më
të lartë të kohëve të fundit dhe të
dytin pas atij që sinjalizon situatën
e emergjencës së shkallës më
të lartë. "Nuk kemi ende ndonjë
provë që të na bëjë ta konsiderojmë
situatën si ekstreme, pra të
nivelit 6", ka deklaruar drejtori i
Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por ai shtoi se situata po
përkeqësohej dhe zhvillimet ishin
shumë të shpejta. Në Meksikë,
ku është edhe epiqendra e gripit,
numri i rasteve të konfi rmuara me
infeksion ka shkuar në 97, nga 26
që ishin të mërkurën. Ai pritet që
të rritet edhe më, pas rezultatit të
analizave laboratorike mbi subjekte
që paraqesin simptomat e
gripit të derrave. Presidenti meksikan,
Felipe Kalderon, i bëri thirrje
popullit, bashkëkombësve që të
qëndronin në shtëpi gjatë javës
së ardhshme. Ndërkohë, rastet
e gripit janë evidentuar edhe në
vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, Kanada, vende
të ndryshme në Amerikën Latine,
Evropë, Izrael etj. Shumë ekspertë
kanë shprehur shpresën se efektet
e virusit nuk do të jenë të ashpra
dhe nuk do të ketë një epidemi
globale. Këtë, ata e bazojnë tek
rastet e të infektuarve jashtë Meksikës,
që janë raste jo ekstreme
dhe që mund të mjekohen pa e
çuar situatën në fatalitet. E vetmja
vdekje jashtë Meksike nga virusi
ishte ajo e dy ditëve më parë e një
fëmije 23 muajsh meksikan, i cili
ndodhej për vizitë te të afërmit në
Teksas. Ndërkaq, dje, në takimin
e ministrave të Shëndetësisë së
BE-së është diskutuar edhe në
lidhje me mundësinë e ndërprerjes
së fl uturimeve të linjave
ajrore evropiane në Meksikë. Ende
nuk është marrë ndonjë vendim,
por disa vende e kanë kufizuar
tashmë fluturimin në vendin e
Amerikës Qendrore dhe shumë
turistë i kanë anuluar pushimet e
tyre. Por ka edhe nga ata që kanë
vazhduar me planet, pavarësisht
paralajmërimeve për përhapjen
e epidemisë. Ministrat e Shëndetësisë
do të duhet të bien dakord
edhe në lidhje me mënyrën me të
cilën duhet t‘i referohen virusit.
Komisioni Evropian e quan atë
"gripi i ri" që zëvendëson termin
e deritanishëm "gripi i derrit", për
të shmangur rënien e fajit mbi
kafshën.
së gripit të derrave vazhdon
të jetë e vështirë,
komisionerja e Bashkimit Evropian
për Shëndetësinë ka dhënë
mesazhin e moskrijimit të një
situate paniku. "Duhet të jemi
vigjilentë, por jo të krijojmë panik.
Duhet të jemi të përgatitur", ka
thënë në mbledhjen e ministrave
të Shëndetësisë së organizatës,
Androulla Vassiliou. Ministrat u
mblodhën dje në Bruksel për të
diskutuar në lidhje me masat që
duhet të merren për parandalimin
e përhapjes së gripit, ndër të
cilat ishte dhe ajo e ndalimit të
fl uturimeve për dhe nga Meksika.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
e ka ngritur dje shkallën e
emergjencës për situata të tilla
në 5, çka përbën edhe nivelin më
të lartë të kohëve të fundit dhe të
dytin pas atij që sinjalizon situatën
e emergjencës së shkallës më
të lartë. "Nuk kemi ende ndonjë
provë që të na bëjë ta konsiderojmë
situatën si ekstreme, pra të
nivelit 6", ka deklaruar drejtori i
Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por ai shtoi se situata po
përkeqësohej dhe zhvillimet ishin
shumë të shpejta. Në Meksikë,
ku është edhe epiqendra e gripit,
numri i rasteve të konfi rmuara me
infeksion ka shkuar në 97, nga 26
që ishin të mërkurën. Ai pritet që
të rritet edhe më, pas rezultatit të
analizave laboratorike mbi subjekte
që paraqesin simptomat e
gripit të derrave. Presidenti meksikan,
Felipe Kalderon, i bëri thirrje
popullit, bashkëkombësve që të
qëndronin në shtëpi gjatë javës
së ardhshme. Ndërkohë, rastet
e gripit janë evidentuar edhe në
vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, Kanada, vende
të ndryshme në Amerikën Latine,
Evropë, Izrael etj. Shumë ekspertë
kanë shprehur shpresën se efektet
e virusit nuk do të jenë të ashpra
dhe nuk do të ketë një epidemi
globale. Këtë, ata e bazojnë tek
rastet e të infektuarve jashtë Meksikës,
që janë raste jo ekstreme
dhe që mund të mjekohen pa e
çuar situatën në fatalitet. E vetmja
vdekje jashtë Meksike nga virusi
ishte ajo e dy ditëve më parë e një
fëmije 23 muajsh meksikan, i cili
ndodhej për vizitë te të afërmit në
Teksas. Ndërkaq, dje, në takimin
e ministrave të Shëndetësisë së
BE-së është diskutuar edhe në
lidhje me mundësinë e ndërprerjes
së fl uturimeve të linjave
ajrore evropiane në Meksikë. Ende
nuk është marrë ndonjë vendim,
por disa vende e kanë kufizuar
tashmë fluturimin në vendin e
Amerikës Qendrore dhe shumë
turistë i kanë anuluar pushimet e
tyre. Por ka edhe nga ata që kanë
vazhduar me planet, pavarësisht
paralajmërimeve për përhapjen
e epidemisë. Ministrat e Shëndetësisë
do të duhet të bien dakord
edhe në lidhje me mënyrën me të
cilën duhet t‘i referohen virusit.
Komisioni Evropian e quan atë
"gripi i ri" që zëvendëson termin
e deritanishëm "gripi i derrit", për
të shmangur rënien e fajit mbi
kafshën.