E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika „kyç‰ ekonominë nga frika e infeksionit

Në Meksikë gjithçkaje i është vënë
kyçi, të paktën për sa kohë që të
gjykohet se situata e
përhapjes së gripit të
derrit është vendosur
nën kontroll. Presidenti
i Meksikës i ka bërë
thirrje popullatës që
të mbyllet në shtëpi
deri sa të kalojë rreziku
maksimal. Kjo do të
thotë veç të tjerash
edhe një ndërprerje
të veprimtarisë ekonomike
në vend dhe
një frikë për një krizë
që mund të zgjasë shumë, sidomos në
sektorin e turizmit.
Hapur janë vetëm zyrat që nuk janë jetike.
Ndërkohë, vlera e monedhës meksikane,
pesës, ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve
të fundit. Në qytetin e Meksikos, një
metropol me 20 milionë
banorë, të gjitha shkollat,
restorantet, klubet e
natës dhe veprimtaritë
publike kanë ndaluar për
të penguar përhapjen
e virusit. Në këtë qytet,
gjithçka është në pritje
të një vendimi të dytë
që do të çlirojë situatën.
Banka Qendrore e Meksikës
paralajmëroi se
recesioni në këtë vend
do të thellohej edhe më
si pasojë e kësaj ndërprerjeje të veprimtarisë
ekonomike, çka përbën një goditje
të madhe për një ekonomi që është
tkurrur në masën 8% nga viti i kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›