E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobiten 41 subjekte me 8 milionë lekë

Në zbatim të planit vjetor 2009, Inspektorati Shtetëror i Punës ka realizuar për tremujorin e parë 2009 kontrollet në aktivitetet ekonomike, të cilat për vitin e kaluar kanë rezultuar me shkelje të dispozitave ligjore të legjislacionit të punës. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë nga Inspektorati Shtetëror i Punës janë kontrolluar 25 për qind subjekte private më shumë. Nga kontrollet e ushtruara, për shkelje të legjislacionit të punës janë gjobitur për tremujorin e parë 41 subjekte, me vlerë totale 8 milionë lekë. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij tremujori ka qenë dhe hetimi i aksidenteve. Gjatë periudhës janar-mars 2009 janë regjistruar 16 raste aksidentesh që lidhen drejtpërdrejtë me punën dhe 3 raste janë me pasojë humbjen e jetës së punëmarrësit. Kryesisht këto aksidente kanë ndodhur në sektorin e ndërmarrjeve prodhuese, ndërtim, tregti karburantesh. Në sektorin e minierave janë regjistruar 7 raste aksidenti me dëmtim të punëmarrësve, ndërsa 2 janë me pasojë humbjen e jetës së punëmarrësve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›