Larg Kosovës

Labinot Harbuzi nuk planifikon në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori kosovar me pasaportë suedeze, në plan të parë e ka reprezentacionin e Suedisë.
Por, 24 vjeçari shumë shpejt do të aplikojë për t’u pajisur edhe me pasaportë të Turqisë, ku nuk e përjashton mundësinë e aktivizimit me Kombëtaren turke, nëse nuk merr një ftesë nga suedezët.
24 vjeçari së fundmi është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës për miqësoren ndaj skuadrës suedeze Halmstad, mirëpo e kishte refuzuar ftesën e selektorit Albert Bunjaku, sepse nuk e kishte prekur topin për disa javë.
“Ajo nuk mund të quhet skuadër përfaqësuese e Kosovës. Kështu që, edhe sikur të luaja me ta, nuk do të më lidhte asgjë. Për momentin kjo nuk duket e përshtatshme. Do të duhet një kohë e gjatë para se Kosova ta ketë një skuadër të vërtetë, ndërsa në atë periudhë karriera ime ndoshta do të përfundojë”, ka thënë Harbuzi në një intervistë për svenskafans.com.
Mesfushori i klubit turk Genclerbirligi i ka treguar dy arsye pse vendosi të aplikojë për t’u pajisur me pasaportë turke. “E para është se do të kisha mundësi të luaja për Kombëtaren turke, ndërsa e dyta ka të bëjë me një avantazh pasi që do të kisha nënshtetësi të dyfishtë. Për shembull, do ta kisha më lehtë ta ndërroj mjedisin në këtë vend kur ta kem nënshtetësinë turke”, ka theksuar ai.
Por, në plan të parë për ish futbollistin e Malmos mbetet përfaqësuesja e Suedisë, në të cilin shtet ka lindur dhe është rritur. Madje, ai është pjesë e përfaqësueses U-21 të shtetit skandinav.
“Është e qartë se unë preferoj të luaj për përfaqësuesen suedeze. Unë jam lindur dhe jam rritur në Suedi, dhe një pjesë të madhe të vetes sime e ndiej si suedez. Nuk do t’i thosha jo nëse mundësia më ofrohet, por deri tash nuk ka kurrfarë interesimi. Nuk e di nëse i kanë sytë kah unë, shpresoj”, shtoi Harbuzi.
Harbuzi, i cili po i kalon pushimet në Suedi, pati një sezon të shkëlqyeshëm në Turqi me ekipin Gençlerbirligi. Për shumë pak kohë ai arriti të ambientohet në futbollin turk, saqë i ra në sy gjigantit të këtij vendi, Galatasaray. Harbuzi nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në këtë ekip, por udhëheqësit e Gençlerbirligit e konsiderojnë atë shumë të rëndësishëm.
“Më kanë thënë se Galatasaray ka kërkuar informacione për vlerën time dhe e kanë bërë një ofertë. Këtu jemi për momentin. Presidenti ynë nuk dëshiron të më shesë. Ai është mjaft i vendosur për këtë dhe më sheh mua si njërin prej futbollistëve me të cilin planifikon ta ndërtojë një skuadër të re. Më pëlqen shumë klubi aktual, i cili më ka pritur në një mënyrë fantastike dhe më ka dhënë një kohë të kënaqshme në lojë. Mirëpo, është e qartë se do më pëlqente të luaj në një klub si Galatasaray”, ka përfunduar ish futbollisti i klubit holandez Feyenoord.