Zv.presidenti PE takon Ramën: Hapja e kutive e nevojshme
STRAZBURG- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në Strasburg, me zv/presidentin e Parlamentit Europian Libor Roucek për tu konsultuar lidhur me qendrimin që duhet të mbajë në tryezën e presidentit, ku pritet ti jepet një zgjidhje krizës politike. Roucek ka deklaruar se hapja e kutive është domosdoshmëri, ndërkohë që i ka kërkuar Ramës të arrijë kompromisin në tryezën e presidentit. “Nevojitet kompromis në tryezën e presidentit, ndërsa hapja e kutive mbetet një domosdoshmëri për hetimin dhe transparencën e plotë të zgjedhjeve” Ndërsa vetë lideri opozitar gjatë takimeve me përfaqësues të ndryshëm europianë, ka riktheksuar vendosmërinë për të mos lëshuar pe në kërkesën për hapjen e kutive. Edhe gjatë takimeve me gazetarët, në qytete të ndryshme të Shqipërisë lideri I selisë rozë është treguar i vendosur ti shkojë deri në fund bojkotit parlamentar. Madje ai është shprehur se nëse tryeza me presidentin do të dështojë, do të rinisin protestat. Pritet që tryeza që do të thërrasë presidenti Topi ditën e shtunë, të vërë përballë Ramën e Berishën. Tryeza e përballjes së kryesocialistit me kryeministrin e vendit, prot ti japë një zgjidhje krizës politike që ka pllakosur vendin.(m.a/BalkanWeb)