Rrëshqitjet e dherave përgjatë Kukës-Morinë, rrezikohen banesat
KUKëS- Punimet për segmentin e ri që lidh Kukësin me doganën e Morinës kanë nisur rreth 2 vite më parë dhe ende nuk kanë përfunduar. Madje punimet janë ndërprerë prej 2 javësh ndërsa firma nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Rreshjet e rëna ditët e fundit kanë shkaktuar herë pas herë rrëshqitje dherash në pjesët anësore të rrugës duke krijuar vështirësi qarkullimi për automjetet. Por ata që frikësohen më tepër nga këto rrëshqitje dheu janë banorët e zonës që i kanë shtëpitë farë pranë segmentit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Vendosja e rrjetave mbrojtëse është e domosdoshme për të shmangur rrëshqitjet e dherave. Drejtuesit e ndërmarrjes së rrugëve nacionale të Kukësit thonë se disa herë e kanë pastruar këtë segment duke larguar masivin e dherave edhe pse i kanë kërkuar firmës ndërtuese të marrë masa për përfundimin e punimeve dhe pastrimin e rrugës. (e.n/News24/BalkanWeb)