Aselborn: Mali i Zi në BE, pas Kroacisë
PODGORICE- Pas Kroacisë, Mali i Zi është vendi rajonal i radhës që do të bëhet anëtar i fuqiplotë i BE, deklaroi sot në Podgoricë zëvendëskryeministri i qeverisë dhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Aselborn. Ai theksoi se Mali i Zi është vetëm pak hapa para hyrjes në BE. Asselborn sqaroi se Komisioni Evropian sivjet do ta jep mendimin për Malin e Zi, megjithëse ai është optimist duke u bazuar në përparimin e dukshëm që Mali i Zi ka shënuar në të gjitha segmentet e shoqërisë. Megjithatë, Aselborn theksoi se janë tejet të rëndësishme reformat në gjyqësi dhe luftimi i krimit të organizuar, si dhe vetë përmbushja e kritereve të vendosura.(m.a/BalkanWeb)