Cigare kontrabandë, tre nën hetim
Policia e Vlorës, në bashkëpunim
me forcat e kufirit,
ka sekuestruar një
sasi cigaresh kontrabandë, e cila
dilte nga një prej trageteve të linjës
Vlorë-Brindisi. Pasi ka
zbarkuar të gjithë pasagjerët
dhe është pozicionuar në radë,
në pritje të nisjes ditën e hënë,
nga trageti "Aleksandros" kanë
dalë një sasi prej 2 mijë cigaresh
kontrabandë, në total dy koli
cigaresh të markës "Marlboro" e
bardhë. Pasi mjeti lundrues
është ankoruar në kalatën 1 të
Portit të Vlorës, blutë i janë afruar
për të ushtruar kontrollin
rutinë. Në bordin e tragetit mësohet
të kenë qenë dy persona,
pronari i saj, Luan M. dhe një
ndihmës i tij, të cilët pas kapjes
së sasisë së cigareve kontrabandë
janë shoqëruar nga uniformat
blu. Blutë konfirmojnë
se në total janë tre persona nën
hetim, por emrat nuk bëhen të
ditur për arsye hetimi.
me forcat e kufirit,
ka sekuestruar një
sasi cigaresh kontrabandë, e cila
dilte nga një prej trageteve të linjës
Vlorë-Brindisi. Pasi ka
zbarkuar të gjithë pasagjerët
dhe është pozicionuar në radë,
në pritje të nisjes ditën e hënë,
nga trageti "Aleksandros" kanë
dalë një sasi prej 2 mijë cigaresh
kontrabandë, në total dy koli
cigaresh të markës "Marlboro" e
bardhë. Pasi mjeti lundrues
është ankoruar në kalatën 1 të
Portit të Vlorës, blutë i janë afruar
për të ushtruar kontrollin
rutinë. Në bordin e tragetit mësohet
të kenë qenë dy persona,
pronari i saj, Luan M. dhe një
ndihmës i tij, të cilët pas kapjes
së sasisë së cigareve kontrabandë
janë shoqëruar nga uniformat
blu. Blutë konfirmojnë
se në total janë tre persona nën
hetim, por emrat nuk bëhen të
ditur për arsye hetimi.