E gjuan me shpullë, godet me dru turkun
Një nëpunës turk i firmës
"Bektel-Enka" është
plagosur me mjete forta
nga një punëtor shqiptar
dhe ndodhet në gjendje kritike
për jetën. Ka qenë mëngjesi i
së dielës, kur shtetasi turk, Edgun
Bajram, topograf i autostradës
Durrës-Kukës-Prishtinë, është
plagosur në kokë në kapanonet e
kampit në Kolsh të Kukësit, nga
punëtori shqiptar, Adriatik Doçi.
Burime nga policia e Kukësit bëjnë
të ditur se ngjarja ka ndodhur për
motive banale, dhe e ka zanafillën
te një ngjarje e pak ditëve më parë,
si pasojë e një grindjeje të topografit
turk me punëtorin shqiptar.
Edgun Bajram është qëlluar
me një dru në pjesën e pasme të
kokës dhe bluzat e bardha të
Kukësit, pas konstatimit të
gjendjes së rëndë shëndetësore,
kanë vendosur transferimin e tij
drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë,
për të marrë një trajtim mjekësor
më të specializuar. Ndërkohë, autori
i ngjarjes, Adriatik Doçi, është
kapur nga forcat e policisë, pas
rreth gjashtë orë kërkimesh në
afërsi të fshatit Kolsh. Ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e së dielës, 10
minuta para fillimit të punës në
kampin e firmës "Bektel-Enka" në
fshatin Kolsh. 27-vjeçari nga Kolshi
kishte shprehur edhe më parë pakënaqësi
për sjelljen e turkut dhe
mënyrën se si i trajtonte në punë,
dhe shpesh kanë pasur disa
sherre, deri dhe në konfrontime
fizike. Mësohet se tri ditë më parë,
40-vjeçari turk, Edgun Bajram,
kishte goditur me shuplakë Doçin
për shkak të punës. Por siç tregojnë
punëtorët shqiptarë, Doçi është
ndjerë i prekur në sedër, por ka
qenë i pafuqishëm për t‘u përballur
me grushte me të. Por duket se
ka gjetur momentin e përshtatshëm,
dje në mëngjes, duke e goditur
me dru pas koke në shenjë hakmarrjeje
për fyerjen e tri ditëve me
parë. Megjithatë, veprimi i punëtorit
shqiptar ka ngjallur reagime
indinjate në krejt masën e punëtorëve,
por edhe të vetë familjarëve
të Doçit, të cilët kanë thënë
se problemi mund të zgjidhej me
mjete të tjera. Në kampin e "Bektel-
Enka" mësohet se lidhur me
sherrin e para ca ditëve, mes turkut
dhe shqiptarit, është kërkuar që të
dy punëtorët të mos punojnë
bashkë, dhe njëri të transferohej
nga ai vend pune. Në autostradë
punojnë bashkë shqiptarë, turq
dhe amerikanë, dhe rastet e konfrontimit
fizik kanë qenë tepër të
rralla, pasi kompania i kushton vëmendje
të posaçme edhe këtij aspekti.
Por në raste përplasjesh,
transferimi i punëtorëve ka qenë
një praktikë e ndjekur.
Policia e Kukësit, menjëherë
pas njoftimit të ngjarjes, ka dërguar
në kampin e Kolshit grupin e
gatshëm bashkë me disa specialistë
krimesh, për të sqaruar rrethanat
e ngjarjes, si dhe për kapjen e
autorit, i cili pas ngjarjes është larguar
me shpejtësi dhe është fshehur.
Burime të Drejtorisë së Policisë
së Qarkut Kukës bëjnë të ditur se
pas gjashtë orë kërkimi intensiv,
përfshi ngritjen e disa postblloqe
kontrolli në akset kryesore rrugore,
është bërë e mundur kapja e 27-
vjeçarit Adriatik Doçi, i cili mësohet
se ishte fshehur në mal, diku afër
fshatit të lindjes. Në momentin e
arrestimit, i riu nuk ka shfaqur rezistencë.
Ndërkohë, materialet u
kanë kaluar organeve kompetente
për hetime të mëtejshme.
"Bektel-Enka" është
plagosur me mjete forta
nga një punëtor shqiptar
dhe ndodhet në gjendje kritike
për jetën. Ka qenë mëngjesi i
së dielës, kur shtetasi turk, Edgun
Bajram, topograf i autostradës
Durrës-Kukës-Prishtinë, është
plagosur në kokë në kapanonet e
kampit në Kolsh të Kukësit, nga
punëtori shqiptar, Adriatik Doçi.
Burime nga policia e Kukësit bëjnë
të ditur se ngjarja ka ndodhur për
motive banale, dhe e ka zanafillën
te një ngjarje e pak ditëve më parë,
si pasojë e një grindjeje të topografit
turk me punëtorin shqiptar.
Edgun Bajram është qëlluar
me një dru në pjesën e pasme të
kokës dhe bluzat e bardha të
Kukësit, pas konstatimit të
gjendjes së rëndë shëndetësore,
kanë vendosur transferimin e tij
drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë,
për të marrë një trajtim mjekësor
më të specializuar. Ndërkohë, autori
i ngjarjes, Adriatik Doçi, është
kapur nga forcat e policisë, pas
rreth gjashtë orë kërkimesh në
afërsi të fshatit Kolsh. Ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e së dielës, 10
minuta para fillimit të punës në
kampin e firmës "Bektel-Enka" në
fshatin Kolsh. 27-vjeçari nga Kolshi
kishte shprehur edhe më parë pakënaqësi
për sjelljen e turkut dhe
mënyrën se si i trajtonte në punë,
dhe shpesh kanë pasur disa
sherre, deri dhe në konfrontime
fizike. Mësohet se tri ditë më parë,
40-vjeçari turk, Edgun Bajram,
kishte goditur me shuplakë Doçin
për shkak të punës. Por siç tregojnë
punëtorët shqiptarë, Doçi është
ndjerë i prekur në sedër, por ka
qenë i pafuqishëm për t‘u përballur
me grushte me të. Por duket se
ka gjetur momentin e përshtatshëm,
dje në mëngjes, duke e goditur
me dru pas koke në shenjë hakmarrjeje
për fyerjen e tri ditëve me
parë. Megjithatë, veprimi i punëtorit
shqiptar ka ngjallur reagime
indinjate në krejt masën e punëtorëve,
por edhe të vetë familjarëve
të Doçit, të cilët kanë thënë
se problemi mund të zgjidhej me
mjete të tjera. Në kampin e "Bektel-
Enka" mësohet se lidhur me
sherrin e para ca ditëve, mes turkut
dhe shqiptarit, është kërkuar që të
dy punëtorët të mos punojnë
bashkë, dhe njëri të transferohej
nga ai vend pune. Në autostradë
punojnë bashkë shqiptarë, turq
dhe amerikanë, dhe rastet e konfrontimit
fizik kanë qenë tepër të
rralla, pasi kompania i kushton vëmendje
të posaçme edhe këtij aspekti.
Por në raste përplasjesh,
transferimi i punëtorëve ka qenë
një praktikë e ndjekur.
Policia e Kukësit, menjëherë
pas njoftimit të ngjarjes, ka dërguar
në kampin e Kolshit grupin e
gatshëm bashkë me disa specialistë
krimesh, për të sqaruar rrethanat
e ngjarjes, si dhe për kapjen e
autorit, i cili pas ngjarjes është larguar
me shpejtësi dhe është fshehur.
Burime të Drejtorisë së Policisë
së Qarkut Kukës bëjnë të ditur se
pas gjashtë orë kërkimi intensiv,
përfshi ngritjen e disa postblloqe
kontrolli në akset kryesore rrugore,
është bërë e mundur kapja e 27-
vjeçarit Adriatik Doçi, i cili mësohet
se ishte fshehur në mal, diku afër
fshatit të lindjes. Në momentin e
arrestimit, i riu nuk ka shfaqur rezistencë.
Ndërkohë, materialet u
kanë kaluar organeve kompetente
për hetime të mëtejshme.