E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihen për një femër, plagosen me thika 18-vjeçarët

Zihen për një femër në
mes të qytetit, plagosen
dy të rinj me thika në mes
të ditës. Shkak i konfliktit
të përsëritur mes të rinjve mësohet
se ka qenë një vajzë. Ngjarja
ka ndodhur në orën 11:30 të
ditës së djeshme, përpara muzeut
të arsimit, kur dy adoleshentët
janë ndeshur me rivalin e tyre dhe
janë plagosur me thikë prej tij.
Burime nga policia lokale bëjnë të
ditur se ngjarja ka ndodhur për
motive të dobëta dhe është saktësuar
se rreth një javë më parë dy
djemtë nga Korça kanë pasur një
konflikt për motive banale me
autorin e kësaj ngjarjeje, ndërkohë
që sherri mes tyre ka përfunduar
me plagosje, kur janë përballur
sërish në qendër të qytetit.
Mësohet se 17-vjeçari me inicialet
M.Ll., është grindur disa ditë më
parë me dy 18-vjeçarët Aldo
Sadiku dhe Ilo Kamenica, për
çështje xhelozie. Sherri ka përfunduar
në grushte, por mesa duket
17-vjeçari nuk ka mbetur "i sqaruar"
dhe dje paradite ka takuar sërish
dy të rinjtë korçarë. Pas grindjes
me fjalë dhe përplasjes fizike,
ai ka qëlluar me thikë mbi ta dhe
më pas është larguar me shpejtësi,
duke i lënë të përgjakur në
rrugë. I plagosuri Aldo Sadiku, pas
ndihmës së parë në spitalin rajonal
të Korçës është dërguar për
t‘u mjekuar në kryeqytet. Mësohet
se i riu ka marrë plagë të
mëdha në pjesë të ndryshme të
trupit dhe mjekët korçarë kanë
gjykuar se ai ka pasur nevojë për
trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, shoku i tij, Ilo Kamenica,
ka marrë plagë më të lehta
dhe ndodhet nën kujdesin e
mjekëve pranë spitalit civil të qytetit,
jashtë rrezikut për jetën. Pas
sinjalizimit për ngjarjen e
ndodhur, uniforma të shumta
policie kanë rrethuar zonën ku ka
ndodhur plagosja. Sipas policisë
lokale, dy 18-vjeçarët janë jashtë
rrezikut për jetën, ndërkohë që
po punohet për kapjen e autorit,
i cili akuzohet për "vrasje me
dashje", e mbetur në tentativë.
Mësohet se uniformat blu kanë
kryer kontrolle në banesën e adoleshentit,
por ende nuk ka bërë
të mundur prangosjen e tij.
J.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›