E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Lezhjanët do votojnë LDK-në më 28 qershor

Kryetari i LDK-së, Nikoll Lesi, zhvilloi një takim në qytetin e Lezhës, ku kërkoi që në fillim të votohet numri tre në fletën e votimit. I pyetur për partinë e Xhuvelit, ku në krye të listës në Lezhë është kryetari agrar, Lesi tha se nuk është normale për lezhjanët të votojnë për një njeri që nuk ka asnjë lidhje me këtë qark, përveçse u ka përlarë miliona lekë fonde investime, duke ua dhënë miqve të tij. Më pas, Lesi shpjegoi punën që ka bërë në 8 vitet kur ka qenë deputet i Lezhës, e ku ka bashkëpunuar me të djathtë e të majtë për të ndryshuar pamjen e qytetit, pasi deputeti u përket njerëzve në momentin që merr mandatin parlamentar. Më pas, Lesi theksoi prioritetet që ka për Lezhën e një ndër to mbetet rikthimi i ekipit të futbollit Beslidhja në Superiore, në ekipet më të mira shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›