E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Do sjellim standarde edhe më të larta

Në vijim të turit të tij elektoral, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj force, ishin në tubimin elektoral të radhës, në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se votat e dhëna në 2005 për t‘i dhënë qeverisjen mazhorancës aktuale, realizuan anëtarësimin e NATO-s dhe votat në 28 qershor për Nr.16, Partinë Republikane, do të sjellin standarde edhe më të larta, standardet europiane që çdo shqiptar meriton. Votat për Partinë Republikane do t‘i japin një mandat të dytë qeverisës së djathtë për të ardhmen e përbashkët europiane.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›