Cigaret kontrabandë 4 milionë USD, do të digjen
15/04/2005 Nuk kanë pulla fiskale, reklamën antiduhan e të dhënat e detyrueshme
Cigaret kontrabandë të kapura në Durrës, afro dy javë më parë, në një kosto prej 4 milionë dollarës, me ligj rriskojnë asgjësimin me anë të djegies. Kjo, pasi asnjë prej 3 milionë e 590 mijë paketave të cigareve nuk ka pullë fiskale, reklamën për efektet e dëmshme të duhanit si dhe shenja të tjera, të parashikuara në ligj për shitjen e tyre. Sipas ligjit shqiptar në fuqi, nuk lejohet shitja e paketave të cigareve që nuk kanë pulla fiskale dhe shenjat e parashikuara si të nevojshme para nxjerrjes së tyre në treg. Ndërsa cigaret e sekuestruara në Durrës disponojnë vetëm emrin e vendit dhe të fabrikës, ku janë prodhuar. Nëse gjykata vendos një vendim të formës së prerë se këto cigare janë futur kontrabandë në Shqipëri dhe personat e pandehur shpallen fajtorë, atëherë, sipas parashikimit të ligjit, këto paketa cigaresh duhet të asgjësohen.
Asgjësimi
Asgjësimi i 4 milionë dollarëve do të kryhet vetëm nëse ato konfiskohen me një urdhër të gjykatës. Kjo masë mund të merret vetëm pas dhënies së vendimit të formës së prerë ndaj të gjithë të pandehurve të akuzuar si bashkëpunëtorë në kontrabandën e më shumë se 3.5 milionë paketave cigareve të sekuestruar rreth dy javë më parë në Durrës. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se cigaret tashmë ndodhen nën sekuestro. Burimet pohojnë se, nëse të pandehurit shpallen fajtorë, atëherë gjykata do të urdhërojë konfisikimin e të gjitha cigareve të sekuestruara. Por, këto paketa cigaresh në bazë të ligjit në fuqi, nuk mund të kalojnë dhe të shiten në favor të shtetit, theksojnë burimet. Kjo për faktin se në to nuk ekziston asnjë etiketë sqaruese, lidhur me llojin e cilësinë e duhanit, si përqindja e nikotinës, katranit etj. Gjithashtu, mësohet se në paketimin e cigareve nuk ekziston as reklama e detyrueshme që sqaron dëmtimet që të shkakton pirja e duhanit. Në ambalazhin e cigareve është shënuar vetëm emri i vendit dhe i fabrikës ku janë prodhuar, pohojnë burimet.
Hetimi
Sasia e madhe e paketave të cigareve kontrabandë, u kap në magazinën e Fatmir Zotajt, në Shkozet, të Durrësit. Sipas prokurorisë, cigaret vinin nga Mali i Zi dhe se anija “Eni”, e drejtuar nga kapiteni 59-vjeçar Bilal Koçi, ka dalë nga porti i Tivarit e është nisur për në Shqipëri, më 28 mars, në orën 18.30. Burimet e akuzës thonë se disponojnë materialet për këtë fakt, që i kanë siguruar nga korrespondenca me këtë port. Burimet sqarojnë se anija është futur në akuarium në kundërshtim me rregullat, duke mos vënë në dijeni kapitenerinë, ndërkohë që është deklaruar se malli kontrabandë, i cili i është fshehur deklarimit në doganë dhe pa pullë fiskale, është sekuestruar në magazinën e Fatmir Zotaj, në Shkozet, ku edhe është arrestuar në flagrancë menaxheri i firmës, Gentian Koçi. Ndërsa bëjnë të ditur gjithashtu se, krahas të ndaluarve, në hetim janë edhe të tjerë. Prokuroria i akuzon të gjithë të ndaluarit për aktivitet të jashtëligjshëm në ushtrimin e kontrabandës në bashkëpunim të strukturuar dhe evazion fiskal.
Letër-porosi në Mal të Zi për aktivitetin e mëparshëm
Drejtësisë së Malit të Zi i është dërguar një letër-porosi për shkëmbimin e informacioneve rreth aktivitetit të grupit të kontrabandistëve, që u godit rreth dy javë më parë në Durrës, ku u sekuestruan 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh, me vlerë afro 4 milionë dollarë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se është kërkuar informacion rreth aktivitetit të mëparshëm të këtij grupi. Burimet sqarojnë se dyshohet që ky grup të ketë kaluar në Portin e Durrësit edhe herë të tjera mallra të sasive të mëdha kontrabandë. Për këtë shkak, autoriteteve të Malit të Zi u është kërkuar që të vënë në dispozicion të gjitha ngarkesat që anija “Eni” kishte marrë në portet e këtij vendi. Gjithashtu janë kërkuar informacione rreth llojit e sasisë së mallrave të importuara si dhe data kur janë kryer ngarkesat. Burimet pohojnë se këto ngarkesa do të ballafaqohen me ato që kjo anije ka përpunuar dhe zhdoganuar në Portin e Durrësit. Nëse do të vërehet një mosbarazim rreth ngarkesave të transportuara në Mal të Zi me ato të zhdoganuara në Durrës, atëherë do të fillojë verifikimi i të gjitha rasteve të kontrabandës të kryera nga ky grup.
Këto paketa cigaresh në bazë të ligjit në fuqi, nuk mund të kalojnë dhe të shiten në favor të shtetit, theksojnë burimet. Kjo për faktin se në to nuk ekziston asnjë etiketë sqaruese, lidhur me llojin e cilësinë e duhanit, si përqindja e nikotinës, katranit etj. Gjithashtu mësohet se në paketimin e cigareve nuk ekziston as reklama e detyrueshme që sqaron dëmtimet që të shkakton pirja e duhanit. Në ambalazhin e cigareve është shënuar vetëm emri i vendit dhe i fabrikës ku janë prodhuar, pohojnë burimet.