Shoqërohen 20 shitës celularësh, tre prangosen
15/04/2005 Policia bllokon 37 telefona, ndihmuan informatorët sekretë, ish "1200"-ët
TIRANË- Gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës, shoqërohen në rajon 20 shitës celularësh kontrabandë. Mesditën e dy ditëve më parë, inspektorët e krimit Ekonomiko-Financiar, mundën të sekuestrojnë 37 celularë që vinin në Tiranë në rrugë ilegale dhe bllokuan rreth 500 gramë flori kontrabandë. Si rezultat i punës disa javore dhe pas vlerësimit të plotë të dokumentacionit përkatës, u arrit që të viheshin nën pranga tre nga këta shitës, ndërsa 17 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë nga Prokuroria. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, janë arrestuar në flagrancë Afrim Qordja, 21 vjeç, banues në fshatin Farkë të Tiranës, Ymer Çajku, 20 vjeç, banues në fshatin Reç të rrethit të Dibrës dhe Nuri Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë. Tashmë, ata ndodhen në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa për ta, sipas burimeve të policisë, janë mbledhur prova të mjaftueshme rreth aktivitetit ilegal. Nga ana tjetër është arritur të bllokohet një sasi e konsiderueshme floriri kontrabandë, ndërsa personat që e posedonin atë ende po hetohen në gjendje të lirë, për shkak se mungojnë disa elementë të provave që i fajësojnë plotësisht.
Aksioni
Mënyra e sigurimit të provave për të kryer një aksion të tillë, veçantinë e saj e ka në infiltrimin e agjentëve mes radhëve të tregtarëve. Të infiltruarit kryejnë me saktësi të njëjtat veprime si të shitësve ilegalë dhe në bisedat që ata konsumojnë, rreth shitjes së mallit, mënyrës sesi ai vjen në Shqipëri, etj., ata grumbullojnë informacionin që më pas përpunohet nga krerët e Policisë së Tiranës. Por, edhe informatorët sekretë të policisë që në të kaluarën cilësoheshin si "1200"-ë, lujanë një rol të rëndësishëm në marrjen e informacioneve. Ata paguhen me rrogë fikse, e cila varion nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra, duke mosllogaritur shërbimet e rëndësishme që trajtohen me para shtesë.