Urdhëri i Sollakut për të hapur dosjen "Vishaj"
15/04/2005 Gabimet në dosje dhe faktet e reja sollën vendimin e prokurorit
Dosja "Vishaj" është rikthyer në hetim pas një urdhëri të prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Burime zyrtare nga organi qëndror i akuzës, bëjnë të ditur se pas letrës së mbërritur dy muaj më parë nga të afërmit e viktimës, janë bërë verifikime. Është kontrolluar dosja dhe janë konstatuar gabime. Krahas kësaj, letra e mbërritur në duart e Sollakut, ka pasur të dhëna të mjaftueshme, që impononin rinisjen e hetimeve për këtë vrasje të rëndë në maj të 97-ës në kilometrin 31 të rrugës Tiranë-Elbasan. Dyshimet e deritanishme, flasin për një të akuzuar, emri i të cilit i është përcjellë Interpolit, me qëllim arrestimin e më pas ekstradimin.
Dy prokurori
Ka qenë ndoshta një nisje jo e mirë për hetimin, lidhur me këtë ngjarje. Së pari sipas prokurorisë së përgjithshme hetimin e ka nisur prokuroria e Elbasanit, pasi vrasja ka ndodhur në Qafë-Krrabë. Por, më pas ajo është tërhequr nga akuza e Tiranës, pasi e vrara ishte banore e kryeqytetit. Mangësia e provave dhe materiali i paktë hetimor, nuk kanë krijuar mundësi, që kjo dosje të dërgohet në gjykatë me ndonjë të pandehur. Pas tetë vitesh është sërish prokuroria e Tiranës, që ka rikthyer hetimin
Urdhëri
Letra e familjes së Evës, konstatimi i gabimeve në hetimet e bëra në 97-ën dhe më pas, si dhe dalja e fakteve të reja, kanë bërë që numri një i akuzës, të urdhërojë vartësit të rinisin hetimet për zbardhjen e çështjes. Një emër është shënuar në dosje, si i dyshuari kryesor, që sipas hetuesve ka qenë një njeri i njohur me 39-vjeçaren. Eva Vishaj ka qenë duke udhëtuar me vrasësin i cili në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ka kryer krimin. Dyshimet se ka të tjerë të implikuar janë të pranishme në pistat e hetimit, por saktësojnë prokurorët, ata nuk janë të veshura me prova, që të sjellin të reja për ngjarjen.
Një tjetër dosje tetëvjeçare
Nuk është i pakët numri i dosjeve në prokurori, që kanë mbushur vite dhe nuk janë zbardhur. Janë kryesisht vrasje, të cilësuara pa autor, që janë rikthyer disa herë hetimit, e janë pezulluar sërish. Vrasja e Eva Vishajt, rikthehet pas tetë viteve, përsëri në hetim. Vrasja e Erieta Avdylit, një tjetër krim ku një 33-vjeçare humbi jetën e cilësuar pa autor, ka mbetur në rrugën prokurori-polici. Kozeta Hyseni, studentja vlonjate e vrarë me 19 shkurt 99-tës është dosja e radhës pa autor, por që hetimi ende vazhdon. Kleanthi Koçi, vrasja e avokatit pezullohet dia herë e vrasësi mbetet sërish anonim.