Plagosja e Pangos, hetim nga Antiterrori

15/04/2005 Ngjarja është klasifikuar si “vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë”
Kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara nga prokuroria për dosjen e plagosjes së dekanit të Fakultetit të Sociologjisë në Tiranë, Ylli Pango, e ka marë në dorë Zyra e Antiterrorit. Kjo për shkak të klasifikimit të veprës penale për këtë ngjarje, “vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 79 pika C e Kodit Penal, që është kompetencë hetimi e Zyrës së Antiterrorit. Ka afro një javë që dosja është tërhequr nga oficerët e kësaj zyre të cilët do të verifikojnë dhe plotësojnë me prova informacionet operative të marra nga policia. Ende prokuroria dhe policia nuk kanë konkluduar në ndonjë motiv apo person konkret të dyshuar për ngjarjen.
Kopetenca
Ka qenë klasifikimi i veprës penale për këtë ngjarje që ka bërë të delegohet hetimi në zyrën e Antiterrorit. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është konfirmuar nga sektori i Antiterrorit. Burimet sqarojnë se specialistëve të antiterrorit prej një jave u është vënë në dispozicion dosja penale për këtë ngjarje dhe kanë filluar hetimin për gjetjen e ndonjë elementi të ri. Për shkak se deri tanimë nuk ekziston asnjë emër konkret i dyshuar apo motiv për këtë ngjarje, mbetet ende në klasifikimin e vrasjes për shkak të detyrës që ushtron Pango. Kjo vepër penale e parashikuar nga Neni 79 pika C e Kodit Penal hetohet nga struktura e Antiterrorit dhe ky është shkaku që i ka kaluar dosja thonë burime pranë kësaj zyre. Mësohet se oficerët e Antiterrorit do ta përqëndrojnë hetimin në përgjimin e bisedave telefonike të personave të dyshuar për dijeni mbi ngjarjen. Më pas këtyre personave do t’u kërkohet të dëshmojnë, sqarojnë burimet.
Hetimi
Për afro dy vjet hetim të policisë dhe prokurorisë së kryeqytetit, nuk është arritur të sigurohet emri i ndonjë personi konkret të dyshuar për këtë ngjarje. Burimet thonë se në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Nga ekspertimi i vendit të ngjarjes rezulton se garazhi ka qenë i hapur dhe aty ka qenë një granatë, e cila ishte montuar aty që të shpërthente në momentin që do të ngrihej qepeni i garazhit. Burimet thonë se fija, me të cilën ishte lidhur unaza e granatës rezulton e përafërt me aty të disa thasëve të gjetura në garazhin e Pangos, pohojnë burimet. Ato shtojnë se nisur nga ky fakt kanë lindur dyshimet që autorët ta kenë sajuar këtë rastësi, me qëllim devijimin e hetimeve. Gjithashtu dyshohet që ata ta kenë njohur mirë banesën dhe garazhin e Pangos. Por, prokuroria nuk arriti të sigurojë prova konkrete për implikimin e ndonjë personi në këtë ngjarje.
Ngjarja
Shpërthimi i ndezësit të granatës,i shpëtoi jetën pedagogut
Ka qenë mëngjesi i 6 marsit të vitit 2003, rreth orës 07.45, kur dekani Ylli Pango, ka dalë nga vila e tij 4-katëshe, pranë Qytetit Studenti, afër kaldajave të godinave, për të marrë makinën dhe për të filluar ditën e tij të punës. Por, sapo ka tentuar që të hapë derën e garazhit, një shpërthim i madh është dëgjuar dhe e ka lënë të plagosur rëndë profesorin e sociologjisë dhe të psikologjisë. Nga shpërthimi, përveç plagëve që ka marrë Pango, ka patur edhe dëme të vogla materiale. Sipas ekspertëve kriminalistikë, shpërthimi mund t’i kishte marrë jetën pedagogut, i cili pas plasjes së granatës është gjetur përdhe nga familjarët dhe fqinjët që i kanë dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë, Pango kishte filluar që të humbiste jo pak gjak nga plagët e marra në pjesën e barkut. Sipas policisë, siguresa e granatës dyshohet të ketë qenë e lidhur me një fije të hollë najloni, me pjesën anësore të qepenit të garazhit. Kjo në mënyrë që siguresa të hiqej nga granata sapo dikush të provonte të ngrinte disa centimetra qepenin metalik. Sipas ekspertëve kriminalistikë, për të vënë granatën ofensive (mësymëse), autorët kanë shfrytëzuar një pjesë të vogël të derës metalike të garazhit, e cila nuk puthitej deri në fund. Policia tha atëherë se granata ka qenë e vendosur në tubin e shkarkimit që ndodhet në krah të derës së garazhit. Pango ka dëgjuar zhurmën e parë të shpërthimit të ndezësit, dhe kjo e ka bërë që të kuptojë se nuk ishte “shaka” duke u hedhur mënjanë. Lëvizja që pedagogu ka bërë në momentet e fundit para se të ndodhte shpërthimi i dytë i granatës, i ka shpëtuar jetën, thonë burimet e policisë.