Ekzekutimi në Yrshek mbetet ende pa autor
16/06/2009 Shoqërohen dhjetëra persona
TIRANE- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e shtetasit Shkëlqim Dorzi, policia e kryeqytetit vazhdon të mos ketë asnjë person të arrestuar që mendohet se mund të jetë autori i vrasjes së 40-vjeçarit, por janë shoqëruar me dhjetëra. Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe kanë treguar se viktima kohë më parë ka qenë i implikuar në një plagosje si dhe dyshohej se kishte marrë pjesë në një vrasje të ndodhur në kryeqytet. Përveç kësaj ai njihej në zonë si eksponent kriminal dhe që herë pas herë është konfliktuar me njerëz të ndryshëm që banojnë në zonën e Yzberishtit. Pikërisht duke qenë një person kriminal i kësaj zone dhe pasi i kishte shpëtuar dy atentateve të kryera nga kundërshtarët e tij, 40-vjeçari prej kohësh mbante me vete një pistoletë tip TT pa leje. Mirëpo armën që e mbante gjithmonë në brez, gjatë momentit të atentatit të 3-të, Shkëlqim Dorzi nuk arriti ta verë në punë, pasi autori e ka goditur nga mbrapa me një plumb të vetëm në kokë. Aktualisht viktima është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore. Ndërkohë që për ndjekjen e kësaj ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e prokurorëve Tiranë, po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme procedurale.