Cigaret, më të rrezikuarat janë femrat
Më të rrezikuara nga pirja e duhanit janë femrat. Për arsye ende të paqarta në fakt, duket se ato janë më shumë të ekspozuara ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga konsumimi i duhanit (jo vetëm ndaj kancerit). Por, në krahasim me meshkujt, kanë më shumë mundësi për t‘u shëruar
"Etja për ajër"
Konfirmimi i fundit vjen nga një studim ndërkombëtar amerikan, i prezantuar në konferencën e "American Thoracic Society", të mbajtur në San Diego (Kaliforni). Gjatë këtij studimi janë ekzaminuar 954 persona me bronkopneumopati kronike, një shqetësim që të jep vazhdimisht ndjesinë sikur ke nevojë për ajër dhe ta bën më të vështirë jetën e përditshme. Ndryshe mjekët e quajnë "mushkëria e duhanpirësit", sepse kjo patologji prek pothuajse një të pestën e duhanpirësve. Femrat e përfshira në studim u shfaqën më të brishta dhe u vërejt se ato prekeshin nga sëmundja në moshë shumë më të re sesa meshkujt, edhe nëse nuk tymosnin shumë cigare. Mes 50-vjeçarëve dhe duhanxhinjve "të lehtë" (që nuk konsumojnë më shumë se 20 paketa në vit), femrat i kishin mushkëritë si mos më keq. Autorët, ekspertë të "Brigham and Women‘s Hospital" të Bostonit dhe universitetit norvegjez të Bergenit, e kanë përkufizuar studimin me këto fjalë: "Edhe sikur të konsumojnë më pak duhan, femrat janë shumë më të rrezikuara sesa meshkujt".
Bronkopneumopatia dhe kanceri
Mes kancerit dhe bronkopneumopatisë ekziston një lidhje, të cilën mjekësia po përpiqet ta sqarojë. Kanceri i mushkërive prek një numër të konsiderueshëm të sëmurësh me bronkopneumopati, edhe pse mbetet ende për t‘u sqaruar nëse mes dy sëmundjeve njëra është pasojë e tjetrës, apo të dyja ndajnë të njëjtët faktorë rreziku (ndoshta dhe për shkak të një lloj ndjeshmërie gjenetike). Gjithashtu, të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të rasteve te femrat duhanpirëse "jetojnë" të dyja sëmundjet. Një studim i fundit i publikuar te "Journal of Thoracic Oncology" ka konstatuar një rrezik pothuajse të dyfishtë kanceri për femrat me bronkopneumopati, përveç enfizemës dhe bronshitit kronik që diagnostikohen në moshë të re.
Mjaftojnë pak cigare
Në konferencën e fundit të onkologjisë së toraksit është folur për femrat, duhanin dhe shëndetin e frymëmarrjes. Studiuesit e qendrës së tumoreve të "St. Gallen" kanë paraqitur të dhënat e 683 personave të prekur nga kanceri në mushkëri, duke theksuar se femrat janë më shumë të prirura të sëmuren në moshë të re, pavarësisht sasisë së duhanit që pijnë. Pra, janë më të rrezikuara sesa meshkujt.
Në të njëjtin takim, por këtë herë të zhvilluar në Zvicër, janë bërë publike rezultatet e studimit irlandez, sipas të cilit: mbijetesa pas heqjes së një tumori kanceroz te femrat është më e madhe në krahasim me meshkujt. Në konferencë, ekspertët kanë thënë se në fillim të viteve 1900, kanceri në mushkëri ishte shumë i rrallë te femrat, por duke filluar nga vitet ‘60, numri i femrave të prekura nga kjo patologji arriti në masa epidemike, duke u bërë kështu shkaku kryesor i vdekjes tek amerikanet.
Megjithatë, edhe sot duket se femrat janë pak të vetëdijshme për rrezikun që u kanoset; nuk janë fare të ndjeshme ndaj formave të tjera të kancerit, siç është ai i gjirit, dhe si të tilla e kanë shumë të vështirë për t‘i thënë lamtumirë cigares.
Ndalohet duhani
Pjesa më e madhe e duhanpirësve janë femra dhe të rinj nën moshën 25-vjeçare, që edhe pse i njohin mirë të gjitha rreziqet e shkaktuara nga cigarja, nuk arrijnë të heqin dorë nga ky ves kaq i dëmshëm.
Të lësh duhanin është një sfidë e vështirë, por kur ia del mbanë, arrin që të kesh më shumë besim në vetvete. Një nga armiqtë më të mëdhenj të njeriut është industria e duhanit, që gjithmonë i ka inkurajuar duhanpirësit të ndihen si një pakicë e persekutuar. Duhanpirësit në fakt janë të shumtë. Ky është një problem social, që e vuan e gjithë bota. Varësia ndaj duhanit lidhet me shumë faktorë ambientalë, psikologjikë, psikikë dhe gjenetikë. Është e
vështirë ta lësh duhanin, pasi disa pjesë të trurit, sidomos ato që lidhen me mekanizmat e memories, vëmendjes dhe kënaqësisë, janë tepër të ndjeshme ndaj nikotinës. Gratë e kanë më të vështirë ta lënë duhanin dhe janë akoma më të
predispozuara për ta rinisur atë. Te gratë, lënia e duhanit ka një rezultat të madh. Sipas disa studimeve të fundit, shumica e grave që kanë lënë duhanin, kanë pasur një përmirësim të
ndjeshëm të lëkurës së fytyrës, duke rikuperuar rreth 13 vjet jetë biologjike.