Korçë, vodhi banesën, prangoset adoleshenti
Një hajdut 19 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, vetëm disa orë pas ngjarjes. Ermal Leka, 19 vjeç, banor i lagjes 9 në qytetin e Korçës është prangosur gjatë paradites së djeshme nën akuzën e vjedhjes. I riu ka hyrë në shtëpinë e Gani Dokos në të njëjtën lagje duke i vjedhur disa objekte, vlera materiale e të cilave shkon rreth 50 mijë lekë.
Leka ka hyrë në apartamentin e familjes Doko mbrëmjen e së enjtes, gjatë kohës kur anëtarët e saj kanë qenë në një ceremoni familjare larg banesës së tyre. Policia ka rënë shumë shpejt në gjurmë të autorit i cili gjatë mëngjesit të djeshëm ka qenë duke tentuar të shesë në tregun e Korçës sendet e vjedhura.