Pitela: “Qeveria të pranojë transparencën e plotë të zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu socialist, Edi Rama, ka vijuar takimet në Strasburg me zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela. Zëvendëspresidenti i parë i PE-së ka shprehur mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të opozitës shqiptare për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit. “I shpreha Edi Ramës mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike italiane, të europarlamentarëve të Grupit Socialist e Demokrat. Ne e mbështesim përpjekjen e madhe novatore që po kryen Edi Rama, përpjekjen për evropianizimin e Shqipërisë”, - tha Pitela. Sipas tij, evropianizimi i Shqipërisë do të thotë të krijohen kushtet legjislative, të krijohen kushtet normative, të krijohet transparenca maksimale. Në këtë kuadër ai e ka konsideruar të rëndësishme betejën e Ramës për vizat. “Është një betejë që, nëse e fitojmë, do të lejonte që Shqipëria të hynte në Bashkimin Evropian, sepse Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, Shqipëria nuk mund të bëhet një komb evropian, nëse vazhdojnë të mbahen kufizimet e vizave, kufizimet në lëvizjen e personave”, - tha Pitela. Për sa i përket krizës, ai pohoi se mund të dilet nga kjo situatë, nëse ka vullnet. Në këtë kuadër, numri dy i PE-së mbështeti vendimin e socialistëve për të hyrë në Kuvend. “Por ama ka nevojë për qartësi, ka nevojë për transparencë, sepse zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe nuk duhen prekur nga asnjë lloj mashtrimi. Atëherë të mos shohim nga e shkuara, por të shohim drejt së ardhmes dhe të krijohen ato situata e kushte që do të lejonin që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje mbi të cilat nuk rëndon asnjë dyshim”,- tha ai. Lidhur me faktet e zbuluara nga prokuroria për rastin e Ruzhdies, Pitela tha se faktet e zbuluara janë të frikshme. “Aty përshkruhen rastet, jo një e dy raste, por dhjetëra e dhjetëra situata në të cilat ka persona që rezultojnë të kenë votuar, por që nuk ishin të pranishëm në atë moment dhe në atë vend. Ka pasaporta që rezultojnë të jenë kontrolluar me numrin në procesverbalin e zgjedhjeve, por në fakt, personat që kishin ato pasaporta deklarojnë se nuk kanë votuar. Pra, me një fjalë, ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se ka pasur mashtrim. Dhe këto mashtrime vijnë si pasojë e korrupsionit. Atëherë, duam tu japim fund këtyre gjërave? Unë them, dakord, tu japim fund këtyre gjërave për sa i përket të shkuarës, por këto gjëra nuk duhet të ndodhin në të ardhmen. Atëherë të ngrihet një komision hetimor, ky komision hetimor të vërtetojë kush ka gabuar, qofshin këta të së majtës apo të së djathtës, kjo nuk ka rëndësi. Ka rëndësi të gjenden përgjegjësit dhe të parandalohet që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen”, - tha ai. Pitela deklaroi se duhet tu jepet qytetarëve siguria që, kur shkojnë për të votuar, shkojnë për të votuar në një sistem politik e demokratik në të cilin vota e tij ka vlerë. “Unë uroj që qeveria shqiptare ta pranojë këtë propozim që është një propozim që nuk u shërben vetëm socialistëve, por të gjithëve. Në të ardhmen të gjithë duhet të kenë të drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, të gjitha partitë politike, e gjithë politika shqiptare duhet të konfigurohet si një politikë qartësisht evropiane”,- përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010