Sami Neza: “Kryetari i PS-së punoi 6 muaj kundër lëvizjes së lirë”
Autori i Lajmit: S. Topi
Sami Neza, kryeredaktor i gazetës “Standard”
Ashton ka deklaruar dje se liberalizimi i vizave kërkon realizim të reformave. Ndërkohë që kryesocialisti Rama ka kërkuar në Strasburg mbështetje për këtë proces. Janë në sinkron këto deklarata me njëra-tjetrën?
Kryetari i PS-së nuk ka qenë asnjëherë në sinkron me BE-në përgjatë gjithë periudhës së bojkotit. Dy deklaratat përfaqësojnë vullnete të ndryshme dhe në dallim të madh për nga sinqeriteti. E vetmja gjë e përbashkët është subjekti për çfarë flasin. Rama ka më se gjashtë muaj që punon për të penguar liberalizmin e vizave me Shqipërinë, dhe deklarata në Strasburg nuk mund të zbehë asnjë prej deklarimeve të tij për të bllokuar këtë proces.
Për herë të parë kreu i PS-së, po me aq forcë sa kërkon transparencën e zgjedhjeve, kërkon dhe mbështetje për vizat. Është kjo një strategji e re për të fituar më shumë besim te ndërkombëtarët apo kryesocialisti në këtë mënyrë pranon reformat e bëra nga PD?
Rama e ka lexuar ndjeshmërinë e shqiptarëve për këtë proces dhe po ashtu është i qartë se nuk ka asnjë mundësi që të mbivendosë bojkotin e tij mbi këtë aspiratë të shqiptarëve, lëvizjen e lirë në Evropë. Rasti i Ramës është ndër të paktat veprime politike të një opozite në Shqipëri, i cili kërkon ndëshkimin e qytetarëve të vendit për interesa egoiste dhe biznesi.
Rama ka deklaruar se dy çështjet e rëndësishme janë transparenca e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive dhe liberalizimi i vizave. Janë të së njëjtës rëndësie këto dy çështje për shqiptarët?
As mund të krahasohen. Liberalizmi i vizave është një aspiratë kombëtare, ndërsa hapja e kutive është një problem i Ramës, përmes të cilit kërkon të destabilizojë qeverisjen dhe institucionet e shtetit në një perspektivë të afërt dhe të krijojë shanse deligjitimimi të mazhorancave të ndryshme në një perspektivë të largët. Ai po kërkon ta sanksionojë me ligj disaprovimin e pakicës për vullnetin e qytetarëve shqiptarë të shprehur me votën e tyre të lirë. Gjeni një ligj të ngjashëm me atë që ka propozuar Rama në të gjithë botën ku bëhen zgjedhje pluraliste? Askund nuk ka një ligj të tillë.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010