Komisioni i Ligjeve Kutitë, beteja PS-PD vazhdon të hënën
Autori i Lajmit: S. Topi
Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi dje në parim nismën e Partisë Socialiste lidhur me komisionet hetimore për zgjedhjet. Mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës ku nuk munguan as ironitë. Gjatë diskutimeve, deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi se në tërësi drafti i paraqitur nga PS është antikushtetues sepse në asnjë rresht të projektligjit nuk janë implementuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, hetimin e akuzave të socialistëve, qoftë dhe për kartat e identitetit, nuk mund ta bëjë Parlamenti, por organi i prokurorisë që është kompetent për këtë çështje. Ndërkohë që socialistja Vasilika Hysi tha se PD, ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Berisha, po pengon të drejtën e opozitës për të hetuar zgjedhjet. Sipas saj, e drejta e informimit i jep të drejtën PS-së të këqyrë çdo material që gjendet në kutitë e votimit. Ashtu siç pritej edhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço, kritikoi mënyrën e hartimit të draftit, edhe pse u shpreh parimisht pro ngritjes së komisionit. Pas një debati që zgjati për më shumë se 90 minuta, Komisioni i Ligjeve vendosi ti rikthehet shqyrtimit nen për nen të projektligjit ditën e hënë.
Debatet
“Është absolutisht e rëndësishme që projektligji të riformulohet duke vendosur në të, kufijtë e hetimit parlamentar që ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Ne jemi absolutisht pro zgjidhjes së krizës politike, por jemi po ashtu absolutisht të vendosur të mos pranojmë injorimin që mund ti bëhet Kushtetutës së vendit, themelit të demokracisë në një republikë parlamentare”, - tha dje Halimi, duke paralajmëruar një qëndrim kundër këtij drafti të socialistëve. Sipas tij, në asnjë rresht të projektligjit nuk implementohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Është zero, implementimi imperativ i Gjykatës Kushtetuese mbi kufizimin e objektit të hetimit, duke e ndaluar Parlamentin të hetojë në gjithçka dhe mbi gjithçka, duke mos e lejuar Parlamentin që të hyjë në (citoj VGJK 18/2003 fq1) “në sferën e organeve hetimore e gjyqësore të ngarkuara nga Kushtetuta për veprimtari të këtij lloji.( Vendimi 18/2003 fq 7)”, - tha ai. Halimi theksoi se Kushtetuta e këtij vendi ndalon të hetosh mbi ato çështje, të marrësh dhe të shqyrtosh ato prova që më parë janë shqyrtuar nga juridiksioni gjyqësor. Por argumentet e tij u kundërshtuan nga deputetja Hysi. “Ju po injoroni haptas parimin e së drejtës pa kufi të së drejtës për tu informuar për organet ekzekutive për mënyrën e funksionimit të tyre”, - tha ajo. Hysi pohoi se faktet e përcaktuara në raportin e OSBE-se dhe të ODIHR, faktet e fundit të nxjerra nga PS-ja, faktet e fundit që ka nxjerrë hetimi i Ruzhdies, se ka të dhëna, dyshime të arsyeshme që e justifikojnë dhe e bëjnë të domosdoshme hetimin e zgjedhjeve”, - tha ajo, ndërsa shtoi se refuzimi i mundësisë së këqyrjes së dokumenteve bie ndesh me dy dokumente të rëndësishme: me Kushtetutën dhe ligjin për informimin. “Ju injoroni haptas vendimin 18 dhe 20 të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht atë pjesë të vendimit numër 18 se kontrolli parlamentar ushtrohet në kontekstin e së drejtës kushtetuese të çdo shtetasi për të marrë informacion të nevojshëm”, - shtoi ajo. Ligjvënësja socialiste shtoi se opozita nuk do të bëjë ato gabime që bëtë ju, ku Gjykata Kushtetuese i shpalli antikushtetuese 4 vendimet për komisionet hetimore. Ndërkohë që deputeti i LSI-së, Naço, ironizoi me socialistët, ndërsa pohoi se po mohojnë punën e komisionerëve të tyre. “Do të ishte nder për mua që komisionerët e PS të ishin të LSI, pasi çmoj integritetin e tyre dhe punën e bërë”, - tha Naço, ndërsa pohoi se në parim ishte pro ngritjes së komisionit në bazë të parimeve kushtetuese. Po demokrati Edi Paloka i rrëzoi argumentet e socialistëve, duke pohuar se dhe Ruzhdia, e trumbetuar fort prej tyre, është kundër PS-së, sepse ajo realisht tregon se duhet ndjekur rruga e prokurorisë për hetimin e zgjedhjeve dhe jo komision parlamentar. “Mos e përmendi më prokurorinë, se është kundër jush. Përmendni kartat e identitetit, por ndoshta duhet hetuar zoti Ruçi për këtë, ku i ka gjetur kartat. Është mirë të hetohet kjo”, - tha ai. Paloka shtoi se as raporti i OSBE/ODIHR nuk është argument, sepse ai është pranuar nga të gjithë dhe nuk ka nevojë për hetim. “Deri tani nuk kemi gjë, kutitë nuk hapen”, - përfundoi ai.
Votat në Ruzhdie, debati Felaj-Doda
Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka debatuar dje në Komisionin e Ligjeve me deputeten demokrate Mesila Doda për manipulimin e votave në Ruzhdie të Fierit. Duke qenë se zonja Doda ka dalë deputete pikërisht nga këto vota, ka kundërshtuar akuzat e koleges së saj për manipulim. “Rasti i Ruzhdies nuk është aq i izoluar. Imagjinoni se ju është dashur të falsifikoni 325 të dhëna në një zonë që e konsideroni bastionin tuaj, imagjinoni se çfarë është në zonat që i konsideroni bastionet tona”, - tha Felaj. Por Doda pohoi se banorët e kësaj zone dihet më së miri që gjithmonë kanë votuar për demokratët. “Unë kam ca muaj që kam dalë dhe kam folur me ata banorë, ndërsa ju keni bërë pushim në shtëpi”, - tha Doda. Por Felaj kundërshtoi këto argumente, duke pohuar se nuk mund të kërkosh gjurmën kur është ujku. Gjithsesi, sipas saj, PS nuk do të merret me ujkun se kjo është çështje e prokurorisë, por do të zërë shtigjet që ujku të mos hyjë. “Ne jemi duke u thënë se me ujkun apo me ujqit, se janë gjithë ata që gjuajnë në grup, le të merret prokuroria, ne duam që të mbyllim të gjitha shtigjet nga hyn ujku apo ujqit, sepse i dimë disa shtigje”, - tha ajo. Felaj shtoi se duhen hapur kutitë, se provat e plota të manipulimeve janë atje.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010