“Rigoleto”, opera e Verdit inauguron stinën e koncerteve
Autori i Lajmit: Redaksia
“Rigoleto”, opera e famshme e Xhuzepe Verdit do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kuadër të stinës italiane “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”. Kjo stinë e cila ka parashikuar një sërë aktivitetesh në kryeqytet do të nis shfaqjen e parë në ditën e verës, në Pallatin e Kongreseve, shfaqje që i është besuar kompanisë italiane të kërcimit akrobatik “Kataclò”. Por, Rogoleto e Verdit, një vepër që është mjaft e njohur për publikun shqiptar e interpretuar në tre variante skenike do të inaugurojnë stinën stimuluese të koncerteve më 20 mars së bashku me koncertin e violinistit të famshëm Uto Ughi. Rigoleto, vepra e njohur e repertorit klasik botëror, interpretohet nga solistët e Teatrit të Operës. Opera "Rigoletto" e Xhuzepe Verdit, me libret të Francesco Maria Piave. "Rigoletto" ka njohur 3 variante skenike. Për herë të parë në vitin 1965, me regji të Luigj Gurakuqit, dirigjent Mustafa Krantja. Xhilda dhe Rigoletoja i parë kanë qenë bashkëshortët Nina dhe Avni Mula. Është rivënë në vitin 1994 dhe në 2005, me regji të Nikolin Gurakuqit. Në vitin 1994, Xhilda u interpretua nga sopranoja Marjana Leka, kurse Rigoletto nga tenori Adrian Xhema, Agim Duro dhe Ymer Kacaj. Opera e shfaqi sërish "Rigoletton" në vitin 2005, në pesëdhjetë vjetorin e premierës, me regji të Nikolin Gurakuqit. Xhilda u interpretua sërish nga Marjana Leka, dhe Etleva Golemi, Rigoleto nga baritoni italian Pietro Terranova dhe ai shqiptar Ylber Gjini. Për herë të katërt shfaqet në datat 20, 21, 23, 24 dhe 25 mars.
Stina italiane, ja aktivitetet
Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me shumë partnerë institucionale dhe private, italiane dhe shqiptare, organizon “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”, një stinë e madhe evenimentesh kjo e cila ka për qëllim të theksojë raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve. Ky programi përmban 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, 6 aktivitete në fushën e arsimit dhe 5 konkurse me tematika të ndryshme. Hapja e evenimenteve do të bëhet më 14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i është besuar kompanisë italiane të kërcimit akrobatik “Kataclò”. Ndërsa opera Rigoletto Giuseppe Verdit (20 Mars) dhe koncerti violinistit të famshëm Uto Ughi (8 Prill) do të inaugurojnë stinën stimuluese të koncerteve. Ndërmjet ekspozitave që do të organizohen do të jenë ato të artit klasik dhe bashkëkohor në titullin “Classici Splendori” dhe “Atmosfere del 900” (21 Prill – 18 Maj), me 80 vepra nga me prestigjozet të koleksioneve të pikturës italiane (Ca la Ghironda); regjizori Giuseppe Tornatore (Nuovo Cinema Paradiso, Baarìa), do të jetë i ftuar special në një prezantim kinematografik të rëndësishëm (28 Prill- 2 Maj). Nga 22 deri në 25 prill, në përputhje dhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të mbahet Salloni i Librit italian dhe shqiptar: në qendër të Tiranës do të krijohen hapësira të posaçme të dedikuara literaturës më të mirë, italiane dhe shqiptare, por mbi të gjitha dedikuar veprave letrare që shprehin lidhjen kulturore ndërmjet dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010