E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ciklizem/ Aplonia bën “bis” edhe në Pogradec

Emocionet e shumta nuk kanë munguar edhe në etapën e radhws të rrethit të 65-të ciklistik. 51 ciklistë të 12 ekipeve kanë nisur ditën e djeshme pedalimin në orën 09:30 në itinerarin Durrës-Pogradec me një gjatësi prej 164 km. Ashtu sikurse një ditë më parë Apolonia me trajner Kico Kalemin ka dominuar përgjatë gjithë etapës derisa në fund të rrëmbente edhe dy vendet e para. Kampioni në fuqi Palion Zarka arriti në finishin e Pogradecit pas 4h 20' 16''. Menjëherë pas tij në vend të dytë në podium u ngjit ciklisti tjetër i ekipit myzeqar Jonid Toska me kohën 4h20'22''. Ndërkohë që në vend të tretë u rendit ciklisti i ekipit të Flamurtarit Besmir Banushi. Sipas koordiantorit të garave në Federatën Shqiptare të Ciklizmit, Genci Angjeli në km e 121 të etapës së katërt të Rrethit një grup prej 7 ciklistësh me në krye Banushin, Toskën, Zarkën etj arriti të krijonte një distancë të madhe nga pjesa tjetër e ciklistëve. Kjo u fiksua në Qafë Thanë, teksa kronometri regjistronte një diferencë kohe prej 7 minutash. Shpejtësia mesatare e rrethit arriti deri në 38km/orë. Ndërkohë dueli mes dyshes së Apolonisë Palion Zarka dhe Jonid Toskës zgjati deri në kilometrat e fundit të garës. Por falë një sulmi të shpejtë Zarka arriti të dilte mbi shokun e tij të skuadrës dhe të shpallej edhe fitues i etapës së radhës. Të gjithë ciklistëve më pas iu rezervua një pritje madhështore nga drejtuesit lokalë të qytetit të Pogradecit. Për treshen e podiumit nuk mungoi edhe ceremonia e vecantë e ndarjes së cmimeve nga kryebashkiaku. Rrethi i 65-të do të vazhdojë sot rrugëtimin me Korcë-Leskovik-Korcë, ku edhe këtu nuk do të mungojnë surprizat falë edhe terrenit të saj tepër malor. Ndërkaq ekipi i Apolonisë vazhdon të kryesojë renditjen ekipore me 40h05'33''. Pas saj vjen ekipi gjerman Profil 1 me kohën 40h 40'40''. Gjithahstu edhe në renditjen individuale në krye qëndron ciklsti i Apolonisë, Jonid Toska.

Etapat e Rrethit Ciklistik
18 maj prolog 20 xhiro
Ervin Haxhi Teuta
19 maj etapa I Tiranë-Shkodër
Ervin Haxhi Teuta 2h 31'50''
20 maj etapa II Shkodër-Burrel
Jonid Toska Apolonia 2h 42'41''
21 maj etapa III(A) Lezhë-Shkodër-Krujë
Jonid Toska Apolonia 2h52'20''
21 maj etapa III(B) Fushë Krujë-Durrës
Tonin Prifti Apolonia 50'45''
22 maj etapa IV Durrës-Pogradec
Palion Zarka Apolonia 4h 20'16''
23 maj etapa V Korcë-Leskovik-Korcë
24 maj etapa VI Pogradec-Tiranë

Fituesit e etapës së IV
Palion Zarka Apolonia 4h 20' 16''
Jonid Toska Apolonia 4h 20' 22''
Besmir Banushi Flamurtari 4h 20' 33''

Klasifikimi ekipor pas etapës së IV
Apolonia 40h 05' 33''
Profil 1 40h 40' 36''
Elbasani 40h 41' 57''

Klasifikimi individual pas etapës së IV
Jonid Toska 13h 20' 16''
Besmir Banushi 13h 23' 08''
Palion Zarka 13h 23' 21''

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›