E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhudo/Topalli, stërvitje me olimpistët italianë

Një tjetër olimpist kuqezi zgjedh të stërvitet jashtë Shqipërisë. Sportisti i Xhudos, Edmond Topalli, i cili përfitoi një nga ftesat e Komisionit Tripalësh për në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit botëror do të niset për në Itali. Kjo konfirmohet për ‘Panorama Sport' nga vetë olimpisti Topalli. "Deri në këto momente stërvitja po shkon shumë mirë. Këto ditë unë do të nisem për në Itali për një stërvitje 2 mujore ku atje do t'i intesifikohen edhe më shumë seancat stërvitore. Madje një periudhë kohe do ta zhvilloj së bashku me ekipin olimpik italian, gjë të cilën ma mundësoi Komiteti Olimpik Shqiptar. Mendoj se kjo do të jetë një përplasje interesante mes meje dhe sportistave italianë dhe një përvpojë shumë e bukur për Olimpiadën 2008", tha Topalli për gazetën. Në kampionatin e xhudos për të rritur të zhvilluar fundjavën e kaluar, Topalli preferoi të mos ngjitej në tapet. "Trajneri im e pa të arsyeshme të mos merrja pjesë në këtë aktivitet, pasi një dëmtim i mundshëëm do të më skualfikonte direkt nga Lojërat Olimpike. Prandaj vendosa që më mira të isha spektator në kampionatin e të rriturve". Në fund olimpisti theksoi se në Pekin do të bëjë maksimumin dhe se cdo gjë do t'ia lërë kohës dhe garave. Komisioni Tripalësh zgjodhi Topallin për "Pekin 2008" mes shumë kandidatuarve nga e gjithë bota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›