E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, shfaqet pista Rapid i Bukureshtit

Lojtari i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi akoma nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga CSKA-ja, pavarësisht se "të kuqtë" po shfaqin një interes të madh për të. Oferta e 31-herë kampionëve të Bullgarisë vonohet për shkak të paqartësisë në lidhje me pronarin e ri të klubit. Pritet që deri në fund të muajit oligarhu ukrainas Zhevago të blejë pakëtën e aksioneve që kontrollon CSKA-në. Nëse Salihi nuk kontaktohet deri më 31 maj nga shefat e kampiones bullgare, ai do të fillojë negociatat me skuadrën rumune Rapid Bukuresht. Për momentin Salihi luan në Austri tek Ried, por kontrata e tij skadon më 1 korrik dhe ai është i vendosur të largohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›