E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e Bufonit: Me seksi janë Kanavaro e Borielo

Bashkëshortja e portierit të Kombëtares italianë, Xhanluixhi Bufonit, Maria Seredova, pohoi se dy lojtarët më seksi në ekipin kombëtar janë Fabio Kanavaro dhe Marko Borrielo, dhe jo burri i saj.
Bukoroshja ceke, e cila është shpallur edhe Mis Cekia në vitin 1998, duket se e ka hedhur një sy fshehurazi të lojtarët e tjerë të kaltër.
"Unë jam një tifoze e madhe dhe e ndjek ekipin kombëtar me babanë tim", - tha Seredova për një emision italian, "Alfonso Signorini Show".
"Unë emocionohem për cdo pritje që Xhixhi bën, por si grua mund të pranoj se dy lojtarët më seksi në ekipin kombëtar janë në bankinë", - tha ajo pa dashur të permendë emrat Fabio Kanavaros e Marko Borrielos.
Seredova pohoi se në Vjenë në ndeshjen Spanjë-Itali do të jenë të gjitha gratë apo të dashurat e futbollisteve, si ato të Kamoranezit, Materacit, Gatuzos, por edhe të Borrielos e Barzaljit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›