Sekuestrohen pronat e superhajdutit te Sulo Shehut
Prokuroria e Vlores i kerkon homologeve te Fierit sekuestrimin e pronave te 37-vjecarit Armando Mucaj, i cilesuar si "Lypeni" shqiptar per vjedhjen e shekullit te 1 miliard e 700 milione liretave ne bashkepunim, biznesmenit Sulo Shehu. Grabitja me arme e ndodhur ne vitin 1998 eshte zbardhur vetem dy dite me pare, ne baze te gjurmeve te gishterinjve, nderkohe qe dy te tjere jane ende ne kerkim. Dje nje kerkese zyrtare e organit te akuzes se qytetit bregdetar cilesonte se duheshin sekuestruar dy banesa, nje hyrje e nje vile trekateshe e Mucajt, tre makina, aksionet ne dy pallate ne ndertim dhe bizneset qe dispononte. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga policia dhe prokuroria vendore e qytetit myzeqar. Nderkohe qe edhe pse eshte marre ne pyetje dy dite me radhe, 37-vjecari nuk ka dhene asnje deklarim, duke u shprehur se "nuk di gje per kete ngjarje" dhe se nuk ishte i perfshire.
Letra zyrtare ka mberritur mengjesin e djeshem ne Drejtorine e Policise Fier, ku kerkohej hartimi i listes me pronat qe jane ne emer te Armando Mucajt, i arrestuar mesditen e se enjtes ne vendin e quajtur "Ura e Sheqit", si autor i vjedhjes se shumes 1 miliard e 700 milione lireta ne vitin 1998 ne banesen e biznesmenit Sulo Shehu, ne Vlore. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se "ka filluar verifikimi dhe mbushja e listes per pronat e te dyshuarit". Mesohet se deri diten e djeshme, policia ka verifikuar dhe ka hedhur ne listen e saj nje vile luksoze, qe ndodhet ne lagjen Sheq i Madh, nje apartament qe ndodhet ne nje prej pallateve te qytetit te fierit, dy automjete luksoze, aksionet ne dy pallate shumekatesh ne Fier, nderkohe qe gjate gjithe periudhes dhjetevjecare, dyshohet se Armando Mucaj ka bere nje jete luksi dhe me veshje firmato. Sipas policise, 37-vjecari kishte hedhur ne pronesi, ne emer te babait te vet, automjetin tip "Benz Regina", me targa FR 9889 B.
Por, procesi i verifikimit te pronave te paluajtshme dhe aseteve bankare ende nuk ka perfunduar. Mesohet se behet fjale per te pakten dy llogari bankare qe i jane gjetur Mucajt, por nuk jepen detaje per sasine e parave. Ndersa ne flagrance iu kapen rreth 3 mije euro, dollare kanadeze, amerikane dhe mbi 200 mije leke. Pasi te perpilohet lista e nevojshme, do t'i dergohet menjehere policise dhe prokurorise se Vlores. Mendohet se pronat qe jane ne emer te Mucajt do te sekuestrohen dhe pas vendimit te gjykates do te jete kjo e fundit qe do te vendose se cfare do te behet me to per te kompensuar shumen e liretave qe iu vodh biznesmenit Sulo Shehu ne vitin 1998.
Lista e pronave qe do sekuestrohen:
Nje vile luksoze trekateshe
Nje apartament ne nje pallat ne qytetin e Fierit
Dy automjete luksoze
Aksioner ne dy pallate shumekatesh ne Fier
Automjeti "Benz Regina", me targa FR 9889 B
Dy llogari bankare
Hetuesit e pyesin, Mucaj preferon te heshte
I dyshuari per supergrabitjen e vitit 1998, ka preferuar te heshte para hetuesve qe jane perpjekur ta marrin ne pyetje. Kane qene disa prova materiale, qe kane bere te mundur arrestimin e Armand Mucaj, pas 10 vjetesh nga konsumimi i vepres penale te vjedhjes. Shenjat e gishterinjve te lena ne kasaforten e Sulo Shehut dhe ne letren me nartiban, qe kishin lidhur 4 personat qe gjendeshin ne banese, mesohet se kane vene ne kurth 37- vjecarin, ndersa kerkohen dy bashkepunetoret e tij. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Mucaj nuk ka vepruar i vetem, por ka pasur edhe dy bashkepunetore te tjere, e konfirmuar edhe ne deklarimet e 4 niperve te Sulo Shehut, qe gjendeshin ne banese mbremjen e ngjarjes. Pas prangosjes, Mucaj nuk ka pranuar te beje asnje deklarim perpara efektiveve te policise, ndersa ka kerkuar avokat, te cilin dje nuk e kishte prezent. Pritet qe avokati t'i prezantohet te dyshuarit gjate mases se sigurise, diten e sotme ne Gjykaten e Vlores, ndersa i eshte dhene ne mungese "burg pa afat".
O.H