E Diel, 1 Nëntor 2026

"Defekte të qeverisjes, që në fakt kanë pasoja të rënda"

Nëse analizojmë sistemin që ndërtoi Sali Berisha (sepse përgjegjësi i vetëm i drejtpërdrejtë i atij sistemi është i ashtuquajturi Sali Berisha) konstatojmë fare lehtë se Shqipërinë vetëm fija e ndau prej rënies në një diktature të plote të dytë. Shkaterrimi i vitit 1997 erdhi si pasoje e drejtperdrejte e deshires së Sali Berishes dhe fanatikëve të PD për të shtypur me forca të panumerta ushtarake revolten në jug të vendit. Nese analizojme reagimin e shtetit në vitin 1997 që perfaqesohej në menyre të drejperdrejte nga Sali Berisha verejme së ai aparat veproi si një makine e vertete diktatoriale. Ky perfundim arrihet kur krahasohen diktaturat e Frankos, Pinoçetit, dhe fashizmit në pergjithesi me diktaturën që për pak Sali Berisha desh vendosi në Shqiperi. Difekte të tjera të qeverisjes së pakualifikuar të Sali Berishes (sepse për hir të së vertetes duhet të thuhet së specializimi i Sali Berishes si mjek në një mase të madhe ndikon në cilësinë e shprehjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tij dhe që kanë permbajtje ekonomiko-juridike) janë liria e madhe e kontrabandes, kriminaliteti i skajshëm dhe duhet të kujtojmë se vetem në kohen e Sali Berishes mori kuptim koncepti i kontrabandes dhe u institucionalizua ai, sepse vetem në ate kohe kriminelet në grupe benin kerdine duke institucionalizuar mendimin së grupet e gangsterëve janë struktura paralele të shtetit. Për fat të keq, nuk mund të gjejme qofte edhe një fakt të vetem të vogel të parendesishem që të tregoje për efikasitet të bërjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e Sali Berishes. Perfytyroni pak si që Tirana në kohen e tij dhe si është sot. Për fat të keq, nuk mund të gjejme qofte dhe një fakt të vëtem të vogel gati të parëndësishëm i cili të justifikoje Sali Berishen si lider. Në mungese të fakteve që të justifikojne kete gje titulli lider i duhet hequr dhe vete Sali Berisha duhet levizur nga pozicioni ashtu siç e levizi populli në 1997. Perfundimisht nga analiza e atyre që ka thënë e që ka bere mund të themi se Sali Berisha mban gabimisht titullin lider dhe duhet t'i hiqet ky titull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›