"PS e ka domosdoshmëri të rikthehet parti e shpresës"
Lexoj në internet "Shekullin" për të qene me prane vendit tim sesa jam në distance. Në menyre të veçante kam ndjekur procesin zgjedhor, ku populli shqiptar me qetesine, mençurine dhe pjesemarrjen e tij në zgjedhje i tregoi botes se ai vertete i perket familjes evropiane. Janë të tjerë ata të cilët po e mbajne peng Shqipërinë, peng të interesave dhe inateve, të bashkëpunimit për interesa të ngushta e të përçarjes deri në ekstrem kur ato nuk kënaqen. Keta janë ata politikane shqiptarë dhe klanet e tyre, të cilet me keto zgjedhje populli i la në fund. PD-ja mori shumicen jo se e do populli, pasi askush nuk harron bëmat e saj kur ishte në pushtet, por sepse PS qeverisi keq, shumë keq. Kush kishte sy e shikonte shkëputjen në proporcion gjeometrik të kryetarit të partise e klanit të tij qeverisës nga zgjedhësit e vet. PS-ja nga parti e shpresës dhe vlerave në këto 8 vjet u kthye në parti e zhgënjimit të madh. PS duhet të dalë menjëherë nga moçali i tronditjes e mosbesimit dhe padyshim që kjo nuk mund të bëhet nga ata që e katandisën PS-në në këtë gjendje që është sot.