Cilat janë shanset e Prizrenit për medalje

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike ka bërë edhe një parashikim të saj në lidhje me kandidatët për fitimin medaljes së artë në peshën 60 kg stil i lirë për meshkuj, ku ndër kandidatët për të fituar medaljen e artë shikohet edhe kirgistanezi Bazaguruev, kundërshtari i Said Prizrenit në peshën 60 kg.
Sipas faqes zyrtare, fituesi i "Athina 2004" në peshën 55 kg, rusi Mavlet Baritov mund të fitojë medaljen e dytë të artë. 24-vjecari, i cili do të ndeshet në raundin e parë kundër azerbajxhanasit Hysejnov, ka fituar Kampionatin Europian 2006 dhe Kampionatin Botëror 2007.
Një tjetër rival i madh për medalje të artë është ukrainasi Vasil Federishin. 27-vjecari u rendit i katerti në Athinë, por ka në fitoret e tij tri Kampionate Europiane në vitin 2005, 2007 dhe 2008. Një tjetër fitue si mundshëm është kubanezi Jandro Kuintana Rivalta, kampioni olimpik në fuqi. 28-vjecari ka fituar medaljen e argjendtë në vitin 2005, që është dhe arritja e tij më e madh pas triumfit në Athinë.
Kandidatë të tjerë janë medalisti i argjendtë në Kampionatin Botëror 2007 bullgari Antoli Guidea, kampioni i botës së vitit 2006, iraniani Sejedmorad Mohamadi, por edhe fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 2007, Bazar Bazarguruev nga Kirgistani, pra kundërshtari i Said Prizrenit, që ka fituar po medaljen e bronztë po në këtë kampionat. Ndeshjet do të fillojnë në orën 09.30 (ora e Kinës, 03.30 ora e Shqipërisë).