E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, bamirës sportiv: Te luajne te tjeret

Kapiteni i Marsejës, shqiptari Lorik Cana, shfaqet me petkun e "bamirësit sportiv". Mesfushori nuk luajti në ndeshjen nuk luajti në fitoren 4-0 të Marsejës kundër Okserit pasi ende nuk e kishte marrë veten plotësisht pas një problemi me gishtin e madh të këmbës së majtë, të konstatuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bran Bergenit (1-0).
Për mikrofonin e televizionit të Olimpikut të Marsejës, OMTV, Cana pohoi se nuk dëshironte të rrezikonte, duke pohuar se ishte më mirë të luanin lojtarët që ishin në 100 përqindëshin e tyre fizik.
Lorik Cana, gjithsesi, do të jetë në Durrës gjatë grumbullimi të Kombëtares shqiptare, dhe pasi të vlerësohet gjendja e tij, do të vendoset nëse mesfushori do të luajë apo jo kundër Lihteshtejnit. Olimpiku i Marsejës është shndërruar në një makinë golash: 8 të tillë brenda dy javëve të para në kampionatin francez, 4-4 kundër Rënesë në transfertë dhe 4-0 kundër Okserit në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›