E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilësi dhe siguri nga biznesi vendas

Bizneset shqiptare duhet të shikojnë tashmë të rrisin cilësinë dhe sigurinë e produktit hd e shërbimit sesa rritjen e sasisë. Hapja e tregjeve kërkon plan veprimi të kujdesshëm, por edhe interes të madh për të rritur garancinë e produktit. Për të evidentuar sa më mirë problemet që shoqëron tregun shqiptar mungesa e standardit, tre institucionet kryesore të Infrastrukturës së Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, zhvillojnë sot një konferencë të gjerë. Vet bizneset shqiptare kanë kërkuar nga këto institucione zhvillimin e një konference të tillë, për të mësuar sa më mirë situatën ku ndodhet dhe çfarë duhet bërë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›