E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca, marrëveshje me QKR

Autoriteti i Konkurrencës vijon ende të hasë probleme me sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si pasojë e mungesës së bashkëpunimit. Shumë firma private nuk i përgjigjen kërkesës ose e pranojnë me shumë vonesë që të paraqiten pranë Autoritetit për çështje të ndryshme. Tregu shqiptar ka pësuar zhvillim të madh, ndërsa roli i shtetit në këtë kohe krize është bërë shumë i rëndësishëm. Në këtë pikë, bashkëpunimi i Autoritetit të Konkurrencës, si fillim me institucionet shtetërore do të ishte fillimi i mbarë për një studim tregu dhe marrje vendimi sa më realiste. Pas disa marrëveshjeve me institucione të ndryshme si tatimet, doganat, dhomat e biznesit, etj., tashmë Autoriteti pritet të nisë bashkëpunimin e ngushtë edhe me Qendrën e Regjistrimit të Biznesit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›