E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaudimi i makinave, shtyhet kontrata

Projekti për dhënien me koncesion të kolaudimit të automjeteve, cilësuar nga qeveria i suksesshëm, vonon të shpallë fituesin edhe pse kanë kaluar afro pesë muaj nga zhvillimi i tenderit. Fituesi u shpall në fillim të muajit shkurt 2009, që ishte zvicerania SGS, ndërsa u skualifikua francezja SAS SAKAR, për shkak të ofertave joplotësuese. Zyrtarisht, Ministria e Transportit sqaron se tenderi u bllokua për shkak të ankesës së bërë nga kompania franceze, e cila pretendonte disa shkelje në tender. Në lojë hyri edhe Avokati i Prokurimeve, ndërsa më pas çështja iu kalua për hetim Agjencisë së Prokurimit Publik. Objekt i verifikimit të procesverbalit në tender ishin ofertat dhe vlerësimi i bërë nga komisioni, i ngritur nga MPPTT-ja. Tashmë, as kolaudimi i automjeteve nuk u shpëtoi dyshimeve për shkelje në tender, që edhe pse ishte ndërkombëtar me pjesëmarrjen e firmave të huaja, qeveria nuk pati mundësi të shmangte shkeljet e pretenduara nga ankimuesi.

Tenderi

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Detyrueshëm të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove ka të punësuar rreth 140 vetë dhe pavarësisht investimeve nga qeveria, cilësia e shërbimit lë shumë për të dëshiruar, aq sa institucioni është bërë në mjaft raste objekt i hetimit nga krimi ekonomik. Tarifa e shërbimit mesatarisht është 1200 lekë. Si pasojë, shërbimi i ofruar nuk është shumë i garantuar. Për të rritur sa më lart punën e Drejtorisë së Kolaudimit, qeveria mendoi t‘ia jepte me koncesion një shoqërie private të huaj, e cila nga investimi dhe përvoja do të garantonte një shërbim më të mirë dhe efikas. Tenderi është shpallur që në muajin tetor 2008, ndërsa ofertat u hapën më 21 janar. Fituesi u publikua në fillim të shkurtit 2009, ndërsa mediat paraqitën me dokumente shkelje të bëra nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Procedurat që u ndoqën në tender nuk u zbardhën plotësisht nga ministria, madje as pikët e vlerësimit, kurse firma ankimuese nxitoi të publikonte abuzimin e kryer. Që nga fillimi i muajit shkurt e deri tani në mesin e muajit maj nuk është bërë e ditur asgjë se çfarë ka ndodhur me tenderit, që në fillim u cilësua i suksesshëm. Ministria e Transporteve deklaroi dje për "Shqip" se tenderi u bllokua nga Agjencia e Prokurimit Publik, pas ankesës së ardhur nga kompania private e skualifikuar. Pas tre muajve shqyrtim dokumentacioni, në fund të muajit prill, APP vendosi të rrëzonte ankesën e SAS SAKAR, duke lejuar vijimin e nënshkrimit të kontratës, që për MPPTT do të jetë çështje ditësh.

Situata

Zviceranët SGS janë shpallur fitues të tenderit për dhënien me koncesion të tenderit për kolaudimin e automjeteve. Pas shqyrtimit të detajuar të dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik, për çdo ofertë rezultoi se dokumentacioni i subjektit SAS SAKAR nuk përmbushte kriteret ligjore të përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit për t‘u kualifikuar. Kontrolli teknik i detyrueshëm është për të gjitha mjetet rrugore me motor dhe rimorkiove dhe kryhet në 14 pikat e kolaudimit një dhe gjashtë herë në muaj, në varësi të mjetit dhe shërbimit.

Tregu i vlerësimit teknik të detyrueshëm për automjetet llogarit një xhiro vjetore rreth 4,5 miliardë lekë të vjetra, për një numër mjetesh në rang vendi, që shkon deri në 350 mijë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›