E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatorët, pak shpresa për punësim

Situata ekonomike dhe financiare është vlerësuar negativisht dhe në rënie nga konsumatorët gjatë T1-09, thotë Banka e Shqipërisë. Vlera negative vazhdon të shënojë edhe balancat e kostos mesatare të jetesës. Pritjet e konsumatorëve për inflacionin pas 12 muajsh në tremujorin e parë të vitit qëndrojnë rreth vlerës 2.02 për qind. Pritjet e konsumatorëve për çmimet pas një tremujori dhe pas një viti vazhdojnë prirjen rënëse që nga vrojtimi i kaluar. Për sa i përket nivelit të papunësisë në gjashtëmujorin e ardhshëm, rreth 46 për qind e konsumatorëve presin që ai të rritet dhe rreth 18 për qind e tyre presin që ai të ulet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›