E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilësia e jetës, Shqipëria renditet e 66 nga 194 vende

 

Fabiola Çela

Shqipëria renditet e 66 ndër vendet ku preferohet të jetohet. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përparime, pasi vjet renditej e 75-ta në listë. Ndërkohë që për të katërtin vit radhazi në krye të listës renditet Franca, në Renditjen e Cilësisë së Jetës mes 194 vendeve nga e gjithë bota. Në renditje merren parasysh vendet rreth botës ku mund të jetohet më lirë, të paguhen më pak taksa, të ketë mot më të mirë, të merren avantazhe nga mundësitë në tregjet e reja …vende ku mund të fillohet një jetë e re, një biznes apo të kalohet pensioni. Për të arritur në vlerësimet për secilin vend merren parasysh nëntë kategori: kosto e jetesës, kultura dhe koha e lirë, ekonomia, ambienti, liria, shëndeti, infrastruktura, siguria e rreziku, dhe klima. Të dhënat merren nga shumë faqe të zyrtarizuara si adresat qeveritare, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit, gazeta “The Economist” e shumë të tjerë. Sapo merren të dhënat analizohen në terren nga korrespondentët e agjencisë për çdo vend, në mënyrë që të kuptohet se sa reale janë ato. 
Shqipëria
Shqipëria nuk shikohet më në hartë si një ‘njollë e zezë’ për të jetuar. Sipas të dhënave më të fundit, krahasuar me një vit më parë, vendi ka bërë përpara për sa i përket cilësisë së jetës. Kosto e jetës ka fituar 68 pikë, ndërkohë që një vit më parë ishte 55 pikë. Për sa i përket treguesit të rrezikut dhe sigurisë së jetës në vend ai nuk ka bërë përpara, përkundrazi ka mbetur në vend numëro me një vit më parë, duke qenë kështu 64 pikë. Në të njëjtin nivel ka qenë edhe treguesi i lirisë me 67 pikë. Të ardhurat dhe kultura për këtë vit janë vlerësuar me 59 pikë, ndërsa një vit më parë me 65 pikë. Ndërsa numri total i pikëve për këtë vit është 60, duke pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë. Gjithsesi është shumë e rëndësishme që Shqipëria nuk shikohet më si një i padëshirueshëm për të jetuar. Në renditje Shqipëria ka lënë vende pas si Maqedonia, Bolivia etj., çka do të thotë se në Shqipëri nuk është më e vështirë për të nisur një jetë të re.

Renditja

60 Afrika e Jugut   
61 Mauritania   
62 Ukrainë    
63 Bahamas     
64 Botsvana    
65 Turqi        
66 Shqipëri   
67 Bolivi       
68 Polinezi
69 Paraguai
70 Maqedonia

krahasimi

2008

Kosto  e jetës
55   

të ardhurat
dhe kultura
65   

ekonomia
36   

ambienti
74   

liria
67   

shëndeti
78   

infrastruktura
41   

rreziku dhe siguria
64   

klima
65   

Pikët totale
59

2009

Kosto e jetës
68   

të ardhurat
dhe kultura
59   

ekonomia
29   

ambienti
69   

liria
67   

shëndeti
66   

infrastruktura
41   

rreziku dhe siguria
64   

klima
88   

pikët totale
60

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›