E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, tkurr tregtinë

 

Kriza globale i ka dhënë efektet e saj negative edhe në ekonominë shqiptare. Të dhënat më të fundit tregojnë se tregtia është tkurrur dhe kjo si pasojë e krizës. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga ekonomistët, eksportet e mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja kanë pësuar rënia. Ndërkohë që ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit në rënie kanë qenë edhe importet e mallrave të huaj. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të muajit mars, eksportet e mallrave shqiptare arrinin vlerën e 64 milionë euro, ndërkohë që në mars të një viti më parë janë eksportuar plot 74 milionë euro mallra. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me importet. Sipas të dhënave zyrtare deri në fund të muajit mars janë importuar 256 milionë euro mallra, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë importet e mallrave arritën vlerën e 265 milionë euro. E thënë ndryshe, edhe pse një ekonomi e vogël, Shqipëria nuk mundi t’i rezistojë dot efekteve të krizës globale. Jo pak herë Fasonistët kanë deklaruar se shumë prej tyre janë duke falimentuar si pasojë e krizës, eksportet kanë rënë ndjeshëm pasi shumë prej vendeve me të cilët Fasonistët nënshkruanin kontrata, kanë ulur kërkesën e tyre për mallra gjysmë të gatshme nga Shqipëria. Ndërkohë përveç eksporteve si pasojë e krizës globale, kanë rënë edhe të ardhurat e emigrantëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›